web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Çfarë ka ndryshuar që Opozita të regjistrohet në zgjedhje

5 Gusht 2019, 11:30, Politikë CNA

Opozita që pas djegies së mandateve, ka trumbetuar se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, edhe pse më herët, qenë dakorduar.

Tashmë po rendin të regjistrohen për zgjedhjet e 13 Tetorit, se i ka shkrepur Ilir Metës.

Por, çfarë ka ndryshuar në fakt në thelb? Asgjë, nuk ka ndryshuar. Jemi në të njëjtat kushte që ishim përpara 16 Shkurtit 2019, kur Opozita dogji mandatet.

Sepse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe të gjithë me radhë  kanë thënë që zgjedhje me Edi Ramën s’ka dhe me 30 Qershor, zgjedhjet nuk do të bëhen.

E para, zgjedhjet u bënë me 30 Qershor, Edi Rama është ende kryeministër, pse duhet të bëhen zgjedhjet me 13 Tetor, ku asgjë nuk ka ndryshuar.

Kreu i Qevrisë është i njëjtë, kodi zgjedhor nuk ka ndryshuar, reformë administrative s’ka, reformë kushtetuese, s’ka.  Çfarë ka ndryshuar që po regjistrohen për 13 Tetorin?

Ecim me logjikën aktuale të Opozitës. Ka nxjerrë një dekret Presidenti dhe le të bëhen zgjedhjet me 13 Tetor, por çfarë ka ndryshuar  që Opozita të shkojë e të regjistrohet në KQZ.

Pse me 30 Qershor nuk kishte asnjë garanci dhe me 13 Tetor ka garanci. Çfarë ka ndryshuar? Asgjë.

Duket se po tallen keqazi me shqiptarët, thjesht vetëm po i mbajnë në stres, në ankth dhe nën presion.

Se, as Edi Rama s’ka ikur,është ende kryeministër si dhe nuk ka asnjë garanci që votat nuk mund të vidhen nga ky kryeministër, nuk ka asnëj garanci që Edi Rama do t’i blejë votat, nuk ka asnjë, garanci që Rama s’do të përdorë bandat dhe krimin me 13 Tetor, edhe sikur të bëhen zgjedhjet.

Megjithëse me 13 Tetor, zgjedhje nuk do të ketë. Është e turpshme që shkojnë dhe regjistrohen, thjesht dhe vetëm për të formalizuar një dekret të çmendur të Presidentit Ilir Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga