web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkundet sërish Greqia/ Tërmet 4.8 ballë

3 Gusht 2019, 15:01, Kosova & Bota CNA

Nuk kanë të ndalur tërmetet në Greqi. Sipas mediave greke bëhet me dije se vendi është lëkundur nga një tërmeti i fuqishëm  4.8 ballë i shkallës Rihter në orën 12:51 me orën lokale.

Këtë radhë tërmeti ka lëkundur zonën e Karpathos, ndërsa sipas një matjeje nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës epiqendra ndodhej 71 km në juglindje të Karpathos dhe thellësia fokale prej 5 km.

Në harkun kohor të 11 ditëve, Greqia u godit dhe nga dy tërmete të tjera: para 3 ditësh një tërmet me magnitudë 5.2 shkalla Rihter ra në ishullin e Kretës ndërsa një javë më parë 20 km veriperëndimi i Athinës ra tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga