web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriminelët më të rrezikshëm në Angli/ Në listë edhe tre shqiptarë (Emrat)

31 Korrik 2019, 18:13, Kosova & Bota CNA

Nëpër faqet e mediave londineze ditën e sotme është publikuar lista e kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli. Ajo që bie në sy është dhe qënie të tillë e tre shqiptarëve, të cilët sakaq qëndrojnë në burgjet angleze të dënuar për konsumimin e veprave të renda penale.

Suad Sufaj, është njeri prej tyre. Sipas mediave vendase ai u ndalua nga policia londfineze ndërsa udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës ?Bowes? në Enfield, vitin e kaluar. Pas një kontrolli në makinën e tij u zbulua një sasi prej 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund. Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën edhe 8.5 kg kokainë tjetër me vlerë afërsisht 800,000 £. 26-vjeçari u burgos për 12 vjet më 12 prill të këtij viti.

Klevis Drazhi është 20 vjeç. Edhe ky i listuar si një ndër kriminelët e rrezikshëm. Është arrestuar nga oficerët e antikrimit në Moorgate më 19 janar pasi ata e vunë re se po hynte në një korsi biçikletash. Pas kontrollit të makinës, policia zbuloi 11 mbështjellës me pluhur të bardhë ? të cilat më vonë u konfirmuan se ishin kokainë si dhe rreth 1300 paund.

Mane Driza, komentohet nga mediat britanike si një kriminel shumë i rrezikshëm. Ndaj tij, më datën 3 prill, gjykata në Bailey Old dha dënimin me burgim të përjetshëm duke rekomanduar vuajten minimumi të 20 viteve burg. Krimi për të cilin Driza 42 vjeçar u dënua ishte ai i goditja e shtetasit Stefan Bledar Monen, më shumë se 120 herë me thikë, ngjarje e rendë kriminale kjo e ndodhur në Wembley në qershor 1999.





Lajmet e fundit nga