web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtari "katër vjeçar"/ Me dy paga, por miliona lekë pasuri të patundshme

28 Korrik 2019, 12:03, Kronika CNA

Kur flet për një gjyqtar apo prokuror, pasuria nuk diskutohet. Jo vetëm të vjetrit e drejtësisë, por edhe të rinjtë, sapo shkelin në gjykata dhe prokurori, ndryshojnë statusin e pasurisë.

Edhe gjyqtarët e Gjykatave Administrative nuk qëndrojnë pas gjyqtarëve të Apelit, kur është fjalë për pasuri. Mjafton të quhesh gjyqtarë dhe të tjerat duken se rregullohen. Të paktën kështu duket se ka funksionuar për një pjesë të madhe, prandaj Vettingu është kthyer në simbolin e drejtësisë.

Të shikosh një 35  apo 40 vjeçar që ka jetuar në Shqipëri dhe ka pasuri marramendëse vetëm se është gjyqtar apo prokuror, do të thotë se sistemi i drejtësisë është i kalbëzuar që nga themelet.

Gentian Marku mund të konsiderohet brezi i ri gjyqtarëve. Shpresojmë që Vettingu mos ta kthejë pas në Shkollë siç bëri me prokurorin e Shkodrës.

Marku e ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Shkodrës. Ai rezulton të ketë një pasuri të patundshme të konsiderueshme, ndërkohë që bashkëshortja e tij s’bën gjë tjetër veçse hap dhe mbyll llogari bankare.

Lojërat me lllogaritë bankare, duke pasur parasysh procesin e deritanishëm të Vettingut kanë treguar se ka diçka të dyshimtë.

Marku deklaron se pasurinë e ka vënë kryesisht gjatë vitit 2012. Ndërsa në formularin e vetdeklarimit thotë, se ka punuar në emigracion në Itali nga viti 1999- 2002.

Pavarësisht pasurisë që deklaron se e ka vënë në vitin 2012, pasi është bërë gjyqtar ai nuk është ndalur me blerjen e patundshmërive.

Në vitin 2016 ai ka blerë një makinë të markës Volsvagen, modeli Touran, viti 2005. Vlera e makinës, 282 720 lekë të reja.

Ndërsa në vitin 2017  ai ka blerë një apartament banimi, me sipërfaqe 81,04 m2, datë 16.09 2017, në shumën 4 000 000 lekë.

Më poshtë CNA.al po sjell pasurinë e gjyqtarit katërvjeçar, në mënyrë që lexuesit të jenë më konkretë mbi atë çfarë ne shkruajmë.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi, sip. 69.05 , Lezhë. Blerë me datë 26.01.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes. të ardhura nga pagat: 1 700 000 lekë Hua nga prindërit e bashkëshortes: 1 200 000 lekë, Hua nga motra e bashkëshortes: 5000 euro. Vlera totale 3 670 007 lekë.

Tokë Arë. sip. 1896 m2  Lezhë. Blerë me datë 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes. të ardhura nga pagat. Vlera 485 376 lekë.

Toke Arë. sip. 4275 m2 Lezhë. Blerë me datë 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes dhe të ardhura nga pagat. Vlera, 1 094 000 lekë.

Toke Arë. sip. 7783 në Lezhë. Blerë me date 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familje sdhe të ardhura nga pagat, në shumën 1 992 448 lekë.

Autoveturë e tipit Peugeot. Prodhim i vitit 2000, blerë me 15.03.2014 Burimi: Kursime tq familjes dhe të ardhura nga pagat. Vlera 140 000 lekë.

Kandidat për magjistrat në Shkollën e Magjistraturës Tiranë, 1 janar ? 31 tetor 2014, në shumën 486 000 lekë.

Bashkëshortja Drita Marku. mësuese në shkollën e mesme “Karl Gega. Balldre, Lezhë. 1 janar ? 31 tetor 2014, në shumën 460 000 lekë.

Viti 2014 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga si kandidat në shkollën e magjistraturës, në shumën 515 542 lekë.

Të ardhura ngsa paga si gjyqtar stazhier në shumën, 86 404 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga, në shumën 562 954, 18 lekë.

Viti 2015

Apartament banimi, sip. 69.05 , Lezhë. Blerë me datë 26.01.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes. të ardhura nga pagat: 1 700 000 lekë Hua nga prindërit e bashkëshortes: 1 200 000 lekë, Hua nga motra e bashkëshortes: 5000 euro. Vlera totale 3 670 007 lekë.

Tokë Arë. sip. 1896 m2  Lezhë. Blere me datë 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes. të ardhura nga pagat. Vlera 485 376 lekë.

Toke Arë. sip. 4275 m2 Lezhë. Blerë me datë 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familjes dhe të ardhura nga pagat. Vlera, 1 094 000 lekë.

Toke Arë. sip. 7783 në Lezhë. Blerë me date 19.05.2012. Burimi i krijimit: Kursime të familje sdhe të ardhura nga pagat, në shumën 1 992 448 lekë.

Tokë Truall me sipërfaqe 300 m2 dhe pemëtore 180 m2 fshati Piraj, në emër të babait.

Autoveturë e tipit Peugeot. Prodhim i vitit 2000, blerë me 15.03.2014 Burimi: Kursime të familjes dhe të ardhura nga pagat. Vlera 140 000 lekë.

Llogari rrjedhëse nga data 01.01.2015 deri me datë 31.12.2015. Gjendja në llogari me datë 31.12.2015 është në  shumën 252. 08 lekë.  Burimi i krijimit: Te ardhura nga paga. Në total shuma është 1 037 728 lekë.

Bashkëshortja, tokë ara me sipërfaqe totale 16 500 m2 e fituar në bazë te ligjit nr 7501 të vitit 1991, e ndodhur në fshatin Fishtë të rrethit Lezhë.

Bashkëshortja, depozitë bankare në shumën 2873,59 lekë.

Bashkëshortja, llogari rrjedhëse në shumën 577 603, 96 lekë.

Bashkëshortja, kontratë për hapje depozite me afat 1 vjecar, çelur me datë 06.08.2015 me afat deri me 06.08.2016, në shumën 341 000 me interes: 1.7 %

Bashkëshortja, llogari rrjedhëse në shumën 99 595,94 lekë.

Viti 2016

Kontrate noteriale shitje për autoveturën e markës ‘Peugeot’, modeli 306, në shumën 200 000  lekë të reja.

Blerë me datë 14 04.2016 autoveturë e markës Volsvagen. modeli Touran, viti 2005. Burimi i krijimit: Te ardhura nga shitja e makinës -Peugeo edhe të ardhurat e kursyera në llogarinë e bashkëshortes. Vlera e makinës, 282 720 lekë të reja.

Kontratë shitje. Lloji i pasurisë së paluajtshme, apartament banimi: nr. 5/70+1-25, sipërfaqja 69.05 m2. Zona kadastrale 8632 Lezhë: pasuri bashkëshortore.  Shuma e te ardhurave neto 3 100 000 lekë të reja. Kjo shumë është transferuar në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes  Drita Marku në Lezhë.

Llogari rrjedhëse në, çelur në vitin 2006. Gjendja në llogari në datën 31.12.2016, në shumën 9 218,63 lekë të reja.

Paga si gjyqtar stazhier në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për periudhën 01.01.2016 ? 30.06.2016, në shumën Viti 2016 (janar, shkurt, mars, prill, maj, qershor) = 486 273 lekë të reja

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, për periudhën 01.07.2016 ? 31.12.2016, në shumën. Viti 2016 (korrik, gusht, shtator, tetor, nëntor, dhjetor) = 584 521

Të ardhura nga shitja e autoyeturës ‘Peugeot’, modeli 306, datë 12.04.2016 në shumën 200 000 lekë të reja.

Apartament banimi me qira 3 dhoma, me datë 28.10.2016 për një vit. Afati 1 vjeçar ka filluar me datë 15.10.2016. Detyrimi është mujor në shumën 15 000 leke të reja/muaj.

Bashkëshortja, llogari kursimi.Gjendja 285.16 lekë të reja.

Bashkëshortja, llogari kursimi, çelur me date 08.09 2015. Gjendja në llogari në daten 12.01.2017, në shumën 24 802, 36 lekë të reja.

Bashkëshortja, llogari rrjedhëse, çelur me datë 28.02.2008. Gjendja në llogari është 3 523,25 lekë të reja.

Depozitë,çelur me date 27.10.2016. Afati i depozitës 30 muaj. Data e maturimit te depozitës 29.04 2019. Norma e interesit për vitin e pare, 1,10 %: për vitin e dytë, 1 70°/3: për 6 mujorin e fundit, 2.55% . Shuma 3 100 000 lekë të reja.

Bashkëshortja depozitë, çelur me date 06.08.2015. Afati i depozites 12 muaj. Shuma e interesit vjetor 1.7 %. Rinovuar kontrata me datë 06.08 2016 deri me datë 06.08.2017, me interes 1 °/0. Burimi i krjimit: Të ardhura nga paga si mësuese, në shumën 341 000 lekë të reja.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si mësuese për vitin 2016, 579 766  lekë të reja.

Bashkëshortja, të ardhura nga llogaria e kursimit për vitin 2016, në shumën 285,16 lekë të reja.

Të ardhura nga interesi i depozitës, për vitin 2016, në shumën 4 932,91 lekë të reja.

Të ardhura nga llogaria e kursimit në shumën 766,68 lekë të reja.

Viti 2017

Kontrati noteriale blerje apartamenti banimi, me sip 81,04 m2, datë 16.09 2017, në shumën 4 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 13 908,01  lekë të reja.

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë për vitin 2017, në shumën 1 204 712 lekë.

Të ardhura nga një vendim gjyqësor civil i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, me palë ndërgjygjëse, paditës: Gentian Marku: i paditur: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Ekzekutuar vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me datë 25 Gusht 2017 në llogarinë në shumën 249 482  lekë.

Apartament banimi me qira 3 dhoma, me date 28.10.2016 për një vit. Afati 1 vjegar ka filluar me datë 15.10.2016. Detyrimi ka qenë mujor në shumën 15 000 lekë të reja në muaj.

Bashkëshortja, gjendje llogarie në shumën 285 88 lekë.

Bashkëshortja, depozitë me afat 3 100 000 lekë.

Bashkëshortja, llogari në shumën 67 4100 lekë.

Bashkëshortja, paga si mësuese, 639 017 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga llogaria e kursimit në shumën 285 88 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare, në shumën 517 18 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Pukë në shumën 576 307 lekë.

Dieta, në shumën  99 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Shkodër, 481 416 lekë.

Dieta, në shumën 27 500 lekë.

Bashkëshortja, llogari bankare, në shumën 270 26421 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga, 669 007 lekë./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga