web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi të motrën me thikë/ Në pranga 40-vjeçari vlonjat

28 Korrik 2019, 09:00, Kronika CNA

Policia ka arrestuar sot një 40 vjeçar pasi ka plagosur me thikë të motrën e tij.

Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kërkovë të Vlorës.

Shtetasi S. C., ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka plagosur motrën e tij A. C.

?Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës ?thikë? motrën e tij A.C.

Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave. Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga