web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Plagoset efektivi i policisë

27 Korrik 2019, 17:02, Kronika CNA

Një aksident me pasojë plagosjen e një efektivi të policisë ka ndodhur pasditen e sotme, në vendin e quajtur ?Dukas Bregas?.

Sipas uniformave blu, një mjet tip ‘Peugeot’ me drejtues 29-vjeçarin me inicialet M.H. banues në Patos u përplas me një “Chevrolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M. 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Chevrolet”.

Efektivi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga