web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidente në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen pasagjerja dhe drejtuesi i motorit

27 Korrik 2019, 13:11, Kronika CNA

Nuk kanë të ndaluar aksidentet në Korçë. Pas plagosjes se tre personave në aksin rrugor Korçë-Devoll, të tjera aksidente janë regjistruar.

Policia njofton se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur një mjet mikrobus tip “Benz” me drejtues shtetasit F.Z. dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh.D., ku për pasojë është dëmtuar shtetasja V.D, pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës.

Fatmirësisht e lënduara  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Rëmenjit” janë përplasur mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Zh, me një çiklomotor me drejtues shtetasin Sh.S, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku për pasojë është dëmtuar  drejtuesi i çiklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga