Protestat/ Rama: Kur argumenti zëvendësohet nga sharja, përfundimi nuk është liria por fundi i saj
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së premtes rastin e qytetares Jolanda Dodaj, nga Velipoja, e cila prej më shumë se një viti nuk mund të paguajë detyrimet e taksave, pasi fatura i kishte shkuar 600 mijë lekë . Shkak janë bërë gjeneralitetet e njëjta të bashkëshortit të saj me dikë tjetër dhe Bashkia Shkodër e nxjerrë pronare të dy shtëpive , duke i faturuar edhe taksat e qytetarit tjetër Jolandës.
Qytetarja pohoi për Fiksin se bashkëshorti i saj quhet Zef Nikollë Dodaj dhe është pronar i një shtëpie në Pulaj Velipojë. Në korrik të vitit 2018 asaj i kishte shkuar nga Bashkia Shkodër fatura e taksave që duhej të paguante prej 611.984 lekë . E shqetësuar për shkak të shumës qytetarja iu drejtua zyrave të Aluiznit, pasi taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ishte në vlerën e 603.641 lekë që nuk i takonte zonjës në fjalë. Ajo mësoi se rezultonte si pronare e dy shtëpive, një në Velipojë dhe një tjetër në Milot. Edhe pse kishte kaluar një vit, qytetarja nuk paguante dot taksat, pasi ende Bashkia Shkodër nuk i kishte çuar një faturë te re, të rillogaritur vetëm për pronën e saj. Në këto kushte Jolanda iu drejtua Fiks Fare për të zgjidhur problemin e saj, pasi bashkia nuk i kishte marrë parasysh kërkesat e saj.
Fiksi u interesua fillimisht në Kadastrën e Shkodrës, ku përgjegjësi i sektorit të legalizimeve shpjegon se rasti në fjalë trajtohet nga Drejtoria e Zonave të Stimuluara në Tiranë, pasi banesa e saj ndodhet në bregdet. Jolanda i ishte drejtuar Drejtorisë së Zonave të Stimuluara , por sipas saj kjo e fundit nuk kishte dërguar pranë Bashkisë Shkodër dokumentin se ajo poseidonte vetëm një banesë atë në Velipojë.
Por një gjë të tillë e hedh poshtë juristja e kësaj drejtorie e cila deklaroi për Fiksin se Bashkisë Shkodër i është dërguar njoftim zyrtar, pas verifikimeve të gjeneraliteteve u kuptua se kishin të bënin me dy persona të ndryshëm me të njëjtin emër, Zef Nikollë Dodaj. dhe verifikimi ishte mjaf i lehtë duke u kuptuar vetëm nga data e ditëlindjes. Sipas saj Bashkia Shkodër duhet të bëj një rillogaritje të faturës për qytetaren pas njoftimit të tyre. Ky njoftim i është dërguar Bashkisë Shkodër në nëntor të vitit 2018 nga Drejtorisë së Zonave të Stimuluara.
Fiksi udhëtoi përsëri drejt Shkodrës për të pyetur në bashki se përse qytetares nuk i kishte shkuar një faturë e re me përllogaritje reale. Drejtoria e të ardhurave pranë Bashkisë Shkodër sqaroi se kishin marr informacionin e nevojshëm nga Tirana për rastin në fjalë, por ka pasur një numër të madh subjektesh që janë trajtuar e kjo ka sjell vonesë. ? Shumë shpejt qytetares do t?i dërgohet fatura e re, me vlerën reale që ajo mund të paguajë ? tha Blendi Gjylbegaj, drejtor i Drejtorisë së të ardhurave Shkodër. Por duhej interesimi i Fiks Fare që Jolanda të mund të kishte faturën e saktë me përllogaritje për të paguar detyrimet për shtëpinë e saj. /Top Channel
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Nëpërmjet një statusi të postuar në faqen e tij në rrjetet s...
Në vendin tonë jo të gjitha pikat doganore janë të pajisura ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet socia...
Kryeministri Edi Rama del të jetë i përfshirë në të ashtuqu...
Një skandal i ndodhur dekada më parë, që ka qendër të tij tr...
Ish-kryeministri Berisha vijon të publikojë denoncimet e qyt...
Një tjetër denoncim është publikuar pasditen e sotme nga ish...
Një ngjarje e rëndë është denoncuar sot në policinë e Shkodr...
Një tjetër denoncim është publikuar paraditen e sotme, nga i...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Qytetarja Irini Bua ka denoncuar se i kanë rrëmbyer tokën pr...
“Për Edvinin, korrupsioni është meritë”. Kështu ka shkruar n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denonc...
Një tjetër denoncim është publikuar nga ish-kryeministri Sal...
Nga Erion HabilajArtan Broci është një emër i njohur në stru...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon publikimin e denoncimeve...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...