web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Telefonon numrin 129/ Ja përgjigja e policisë së Xhafajt

16 Qershor 2018, 17:39, Denoncim CNA

Një tjetër denoncim është publikuar pasditen e sotme nga ish-kryeministri Berisha, në faqen e tij në rrjetet sociale,.

Berisha ka postuar një video, ku një qytetar telefonin disa herë numrin 129, dhe nuk merr asnjë përgjigje nga ana e Policisë së Shtetit.

?Qytetare! Ja cfare pergjigje do merrni po ti telefononi 129 te narkopolicise! Sb?-shkruan Berisha në postimin e tij.

Ndërsa ministri i Brendshëm, fatmir Xhafaj trumbeton në media për luftën kundër grupeve kriminale, vrasjet trondisin opinionin.

Një javë më parë dy krime të paralajmëruara ndodhen brenda një dite. Mëngjesin e së premtes së një jave më parë, një 19-vjeçare u ekzekutua në mes të rrugës në Don Bosko. Edhe pse vajza kishte bërë denoncim në polici, asnjë masë nuk u mor nga ana e uniformave blu, ndërsa në mbrëmje një tjetër krim tronditi opinionin, nëna e 6 fëmijëve u vra në banesë nga bashkëshorti.

Ndërkohë, vjen dhe skandali tjetër, policia nuk përgjigjet në numrin e urgjencës./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga