web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Neritan Ceka zbulon skandalin e radhës/ “Rama po përgatitet të japë me PPP edhe Butrintin”

24 Korrik 2019, 20:44, Aktualitet CNA

Politikani, ish ambasadori dhe arkeologu i njohur, Nertian Ceka, ka zbuluar një tjetër skandal të qeverisë Rama.

I ftuar në studion e emisionit ?Arena?, Ceka tha se qeveria po përgatitet të japë me PPP edhe sitin arkeologjik të Butrintit.

“Drejtori shkon nga Tirana për të punuar në Butrint. Ky ka shkuar për të shitur Butrintin. Shkon e vjen me makinë. Merr një rroga nja 400 mijë lekë dhe shkon për sakrificë në Butrint. Atje kemi dy arkeologe që janë pa punë. Rrinë në Butrint. Paguhen dhe nuk bëjnë asgjë. Kemi depozitë, kur ishte Auroni dhe ai vendosi që një pjesë e depozitave të depozitoheshin në arkën e Butrintit për t?u riinvestuar dhe ato riinvestohen vetëm për të prerë barishtet. Këta po përgatisin si ta japin PPP Butrintin që ka vetëm nga biletat 1 milion euro në vit. Mund të mbajë gjithë kulturën dhe të mbajë edhe teatrin. Për të mos përmendur pastaj po të fusim me të njëjtin efikasitet edhe Apoloninë. Po ju them qyfyret e kësaj qeverie.”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga