web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këshilla nuk është bërë për Kokëmushkën”/ Kujt i drejtohet ish-zyrtari i PS?

24 Korrik 2019, 12:50, Politikë CNA

Ish-zv.ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Arben Isaraj ka bërë sot një koment në rrjetet sociale, në lidhje me stiuatën politike në vend.

Në postimin e tij, Isaraj ndër të tjera shkruan për Kushtetutën, dhe të ashtuquajturën ?kokëmushka?.

?Kushtetuta dhe kokëmushka

Thonë se, qeni dallohet nga koka dhe pjata, trimi i vërtetë njihet në betejë dhe miku i mirë njihet nga këshilla.

Në shtratin e vdekjes politike, aty tek jepte shpirt, Kushtetonjësi iu ofrua në vesh Kokëmushkës.

E këshilloi “të mohonte Djallin e të kthehej tek Kushtetuta”.

“Nuk është kohë e përshtatshme, për të bërë armiq të rinj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Mjaftojnë e teprojnë” – tha Kokëmushka dhe mbylli sytë.

“O Zot ç’bëra, u lodha kot” – tha Kushtetonjësi, “se këshilla nuk është bërë për Kokëmushkën”-shkruan Isaraj në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga