web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta uron kryeministrin e ri të Britanisë/ I gatshëm të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

23 Korrik 2019, 17:25, Aktualitet CNA

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, z.Boris Johnson.

Në statusin e tij Meta është shprehur i gatshëm për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Postimi i plotë

Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor./CNA.al





Lajmet e fundit nga