web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtari i famshëm italian i jep fund beqarisë/ Martohet me të dashurin e tij prej vitesh

14 Korrik 2019, 15:06, Aktualitet CNA

Këngëtari i famshëm italian  Tiziano Ferro u përfol shumë pas deklaratës së bujshme ku pranoi se ishte homoseksual.

Së fundi mediat e huaja shkruajnë se këngëtari Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia është mbajtur të shtunën më 13 korrik në orën 18:00, në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.

Tiziano Ferro, 39 vjeç, u martua me Victor, 54 vjeç, nga Los Anxhelos. Prindërit e këngëtarit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. Mediat shkruajnë se dasma ishte e blinduar shumë.

?Vanity Fair? shkruan se çifti ishte martuar fshehurazi më 25 qershor të vitit të kaluar në Los Angeles, në qytetin ku këngëtari u zhvendos për të jetuar.

 





Lajmet e fundit nga