web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksa për naftën/ Ish deputeti demokrat bën llogaritë e koncensioneve korruptive

14 Korrik 2019, 11:41, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, akuzon kryeministrin Edi Rama se taksa e re mbi naftën do të shkojë drejt e në xhepat e miqve të kryeministrit.

Shehaj shkruan në rrjetet sociale se qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët.

?15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë,?-shkruan ndër të tjera ish-deputeti Shehaj.

Postimi i Shehajt

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t?i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.

Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur./CNA.al





Lajmet e fundit nga