"Si dreqin...”/ Eliona e Duplex ndan “shqetësimin” me fansat
Aktorja e Duplex, Eliona Pitarka është një nga personazhet q...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e hapjes së zyrës së oficerit ndërlidhës të Europol në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Veliu vuri theksin në angazhimin e policisë së shtetit në zhvillimin e operacioneve ku është bashkëpunuar me EUROPOL.
Ai tha se tashmë synohet pjesëmarrja në projekte të tjera ndërkombëtare të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.
Fjala e plotë e Veliut:
Më lejoni t?i shpreh mirëseardhjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shqiptare, delegacionit të lartë të EUROPOL-it si dhe kënaqësinë për prezencën e ambasadorëve në këtë takim
Bashkëpunimi me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për Policinë e Shtetit është një ndër tre prioritetet kryesore të punës së saj, pasi ne jemi të vetëdijshëm dhe të bindur se lufta kundër krimit të organizuar nuk mund të ketë sukses sado e zhvilluar të jetë një organizatë policore në rast se nuk bashkëpunon me partnerët.
Krimi i organizuar është i ndërlikuar, i shtrirë në hapësirë dhe s’njeh kufij, ngjyrë apo kombësi dhe për këtë, bashkëpunimi është domosdoshmëri për të përmbushur detyrën më kryesore, krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, biznesin dhe turistë.
Policia e Shtetit është e angazhuar për të kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë publike rajonale dhe më gjerë, nëpërmjet bashkëpunimit me policitë homologe dhe agjencive ligjzbatuese partnere.
EUROPOL-i si organizatë e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit, synon të përmirësojë efektivitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese të shteteve anëtare, për parandalimin dhe luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.
Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të EUROPOL-it, është prioritet kryesor i Zyrës Kombëtare të EUROPOL-it në Tiranë, pasi kjo ka një rëndësi të veçantë në përmbushjen e detyrimeve strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithësi, si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv që ne jemi duke e ndjekur me vendosmëri dhe këmbëngulje, për të bërë të mundur luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm.
Gjatë vitit 2018, nga Zyra Kombëtare e EUROPOL-it janë zhvilluar 8 operacione, ndërsa gjatë këtij 6 mujori janë zhvilluar 12 operacione.
Vetëm muajit e fundit janë zhvilluar tre operacione ndërkombëtare të rëndësishme të koordinuara dhe drejtuara nga EUROPOL, ku Policia e Shtetit ishte pjesëmarrëse njësoj si homologët e saj, konkretisht:
– Operacioni ?Viribus?, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimit të ilaçeve falsifikuara;
– Operacioni ?OPSON VIII?, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarde dhe të falsifikuara;
– Operacioni GOLDFINGER, i koordinuar nga EUROPOL për goditjen e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte kontrabanduar, shitur dhe shpërndarë armë dhe drogë në shtetet e BE-së.
Në kuadrin e bashkëpunimit me EUROPOL, Shqipëria bën pjesë në 11 Projekte Analitike nga 30 të tilla gjithsej.
Në Prill 2019, Policia e Shtetit është anëtarësuar në projektin e EMPACT OPC (Platforma Europiane Multi disiplinare kundër Kërcënimeve Kriminale, për Krimin e Organizuar kundër Pronës) dhe në të ardhmen synojmë të jemi pjesëmarrës në pikat e tjera fokale, kryesisht ato që kanë të bëjnë me trafikun e drogës si ?AP COLA?, ?AP CANNABIS?, ?AP HERIONE” .
Të gjitha këto rezultate tregojmë edhe njëherë angazhimin, vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit në luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar brenda edhe jashtë kufijve të vendit.
Gjatë vitit 2018 dhe 2019 janë ndjekur të gjitha procedurat për përditësimin e marrëveshjes operacionale me EUROPOL-in si edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e Oficerit Ndërlidhës të EUROPOL-it pranë Policisë Shqiptare për ta çuar më përpara bashkëpunimin dhe koordinimin e punës me Zyrën Ndërlidhëse të EUROPOL, inaugurimin e së cilës, është kënaqësi ta bëjmë sot.
Të nderuar pjesëmarrës.
Aktorja e Duplex, Eliona Pitarka është një nga personazhet q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në ...
Tyler Butler Figueroa, 11 vjeç ka befasuar jurinë dhe publik...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dy di...
Ish deputeti demokrat Agron Shehaj ka komentuar vendimin për...
Një person është arrestuar ditën e sotme, për një ngjarje tr...
Javët e fundit Ilir Meta nga karrigia e Presidentit, dhënë n...
Sot është data 11 Korrik. Praktikisht dje është ezauruar afa...
Gjyqtari Ilir Mustafaj, ka dalë sot para Komisionit të Pavar...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka nisur me tune...
Ambasadori i BE në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në ceremoni...
Tatum O’Neal, e njohur si ish e dashura e legjendës së rroku...
Dy oficerë të policisë në Elbasan janë vendosur nën hetim ad...
Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit. Kejvina Kt...
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini është kërcënu...
Ish-prokurori i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saim...
Këngëtarja Ingrit Gjoni është një nga personazhet më të kome...
Po bëhen rreth tre vite, kur 17 vjeçari Ardit Gjoklaj ka hum...
Kreu i PD -së Lulzim Basha shndërrohet në memec, kur vjen pu...
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...