web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ermal Mamaqi "braktis” Klanin/ Zbulohet se kush do ta zërë vendin e tij

11 Korrik 2019, 12:41, Aktualitet CNA

Lajmi se moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi do të largohet nga televizioni Klan po bën bujë shumë të madhe në media.

Sipas Indeksonline, Mamaqi do të largohet në mujain shtator dhe më shumë mundësi do të kthehet në Top Channel.

Pas këtij lajmi sërish burime për Indeksonline kanë zbuluar se në vend të Ermalit do të vijë Bes Kallaku në bashkëpunim me Olsi Bylykun.

Programi pritet të transmetohet rreth orës 20:00 dhe do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë.

Thuhet se Bes Kallaku ka menduar që surpriza tjetër e këtij programi do të jetë Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në një emision që do të ketë risi në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t të ri që pritet të nisë në tv Klan.

 





Lajmet e fundit nga