web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet anëtari i bandës së Durrësit

10 Korrik 2019, 07:14, Aktualitet CNA

Një 48-vjeçar, pjesë e grupit kriminal të Dritan Dishës, është vënë në pranga nga policia në Durrës, pas disa muajsh në kërkim.

Mësohet se në pranga ka rënë Agron Disha, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, Disha pritet të ekstradohet në Itali, aty ku gjykata e Partos më 26 qershor të 2019 e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ?.

Siç shkruajnë mediat italiane, gjithçka ka nisur nga një grup kriminal në vitin 1997-2000.  Koka e këtij krupi ishte Dritan Disha, një emër i njohur në botën e krimit, i vrarë në vitin 2000.

Në lidhje me këtë vrasje është dënuar Plaurent Dervishaj, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale  ?Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim  ?.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Shtetasi A.D.,  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi  Gjykata Parto/Itali, më  datë 27.06.2019,  e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale  ?Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ?.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga