web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Është i pastër si kristali”/ Kryemadhi flet për arrestimin e mundshëm të Ilir Metës

9 Korrik 2019, 20:17, Aktualitet CNA

?A do të arrestohet Ilir Meta?? Ka qenë kjo pyetja e bërë nga gazetari Bledian Koka në një lidhje direkte me emisionin ?Tempora ?, me të cilin është përballur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi e mohoi diçka të tillë, duke u shprehur se Meta është i pastër si kristali.

?Fare, këto kanë nja 15 vjet që thonë se don ta arrestojë Edi Rama. Ka 15 vjet që grupe antishqiptare, që në kohën e luftës së Kosovës, dhe është vënë në shënjestër nga grupet antishqiptare që janë të vendosur në Shqipëri për interesa mafioze. Ilir Metës i është bërë vetting në shtatë breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do të ishte arrestuar do ta kishte bërë Fatos Nano, të cilin e hoqi fare nga skena politike?, tha Kryemadhi, duke “harruar” se ekzistojnë jo pak dëshmi që e kompromentojnë bashkëshortin e saj me futjen në veprimtari antiligjore. Njëra prej tyre, dhe më e pakundërshtueshmja, është videoja e publikuar nga ish ministri i ndjerë i Ekonomisë, pjesë e LSI-së, Dritan Prifti, në të cilën Shefi i LSI-së, Ilir Meta, dukej me zë e figurë tek bënte pazare, kundrejt ryshfetit 300 mijë euro. Dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, të dënuarit të vetëm deri tani për aferën 600 milion euroshe të “CEZ Albania” është një tjetër dëshmi e gjallë e faktit se Ilir Meta nuk është ai kristali të cilin përpiqet të na e shes Monika Kryemadhi.  /CNA.al





Lajmet e fundit nga