web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Siç të kupton shqiptarja nuk të kupton askush”/ Reperi flet për lidhjen e tij me suedezen

9 Korrik 2019, 19:57, Aktualitet CNA

Të gjithë e mbajmë mend dhe e këndojmë ende hitin e shumë viteve më parë ? Të dua? nga G Bani.

Së fundi ai është rikthyer në Shqipëri dhe në emisionin “Ftesë në pesë” ka folur më shumë për detajet nga jeta e tij private dhe profesionale.

G Bani tha se ndihet shumë mirë në marrëdhënien me vajzën nga Suedia, por siç mund të keni dëgjuar nga ndonjë i afërm juaji që jeton jashtë: ?e mirë e mirë, po nuk është shqiptare.? ?Ajo mund të jetë ëngjëll, por nuk të kupton?, u shpreh G Bani.

Problem për këtë, është mesa duket nervi shqiptar:?Kur inatosem për diçka, gjë që është normale, asaj i duket habi. Troç, si të kupton shqiptarja, s?ka suedeze që të kupton.?





Lajmet e fundit nga