Shtypi i ditës, 10 korrik 2019
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Bastard
* Bëre çmos të vazhdoje të rrije i pushtuar nga turku, sa edhe sot ke mall për të.
Për themelues të shtetit nuk gjete ndonjë më të hajrit por dikend që më tepër se gjithçka ishte dallaverexhi.
Ta sollën një Princ serioz me të qeveris, e largove duke e tremb se do e bëje synet.
Njërin prej më të iluminuarve dhe më të përkushtuarve që pate, e degdise në Amerikë ku e shpërdoroi atdhedashurinë dhe erudicionin duke pirë uiski nëpër restorante ku tallte Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tjetrin, pasi e detyrove të vejë në Moskën e Leninit, e bëre Kryeministër me një revolucion qesharak. Jo për të qeverisur. S?dinte të qeveriste. Për t?i rënë pasditeve fyellit.
Nuk bëre kurrë ndonjë heroizëm a sakrificë. Nuk u shquajte kurrë për asnjë punë të mirë. Vetëm nënështrim, vetëm pajtim me më të keqen.
Gjatë luftës së parë të pushtoi kush deshi pa asnjë rezistencë.
Gjatë Mbretërisë bëre çmos të mos pranoje shtet, rregull, rend.
Gjatë luftës së dytë ndihmove sa munde një grusht rrugaçësh në një luftë civile vllavrasëse me pasoja katastrofike në të ardhemn, ndërkohë që një grusht shqiptarësh për së mbari, të vetmit që nuk deshën ta lenë Shqipërinë të tërën në dorë të pushtuesave, i shpalle tradhëtarë dhe kolaboracionistë dhe sot e kësaj dite i shan e i tall e i mallkon.
Pas luftës u more dhjetra vite me skllavërimin dhe turpërimin e vetes. U përule e u kërruse e u poshtërove sa s?ka bërë vaki kurrkund tjetër.
Sot nuk po le të zezë pa bërë;
I fute paret nëpër piramida, dhe dogje e shkatërrove e u vrave pafund.
Mblodhe ku ishin e ku s?ishin kuçin e maçin, nga Turqia, Lindja e mesme, Lindja e largët, Kina, Filipinet, i nxorre me skaf në Itali. Disave prej fatzinjve u premtove Brindizin, i hodhe në Shëngjin, ose në det.
I shite motrat, bijat, kushurirat, i nise prostituta.
S?le pëllmbë toke pa e mbjellë me hashish.
Vrave dhe preve pa të lëvizur qerpiku babain, vëllain, motrën, gruan, të dashurën, farefisin, komshiun, ortakun.
Të është mbushur mendja se mënyrat më të ndershme për tu pasuruar janë ato më të pistat dhe më kriminalet; kultivimi dhe trafikimi i drogës, klandestinët, prostitutat, mashtrimi, korrupsioni.
Po e shet votën, pra po e këmben Lirinë, me një thes miell.
Nuk njeh mënyrë tjetër për tu punësuar veç asaj që gjatë fushatave elektorale t?i shërbesh një partie.
Ke kompromentuar pa kthim një nga shpikjet më të bukura të qytetërimit modern, Shoqërinë Civile. E ke kthyer në arenë çakajsh, në sofër hajdutësh të pështirë pa absolutisht asnjë lidhje me qëllimet për të cilat taksapaguesit paguajnë dhe ti i vjedh.
Po i shfrytëzon të punësuarit në mënyrë më shtazarake se në librat e Engelsit dhe Marksit dhe të gjithë propagandës komuniste.
Internetin po e shfrytëzon vetëm për të krijuar një profil që e dëshiron, një fytyrë që të mungon, një identitet që s?e ke, dhe sidomos për të bërë gjënë që di të bësh më mirë, për të shpifur dhe spiunuar.
U ke vënë rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë emra rrugaçësh, halabalësh, budallenjsh, vrasësish, mitomanësh, delirantësh, që nuk njihen për absolutisht asgjë tjetër përpos emrit të rrugës.
Ta çliroi Kosovën aleanca më e madhe ushtarake e botës. U mburre sikur e çlirove vetë, dhe e bëre Kosovën shtetin më mafioz të botës. Ku mund të kesh talent, por s?gjen dot asnjë punë, se t?i nxjerrin sytë partizanët. Mund të kesh tokë, por s?ke leverdi të kultivosh asgjë, se produktet i sjellin nga jashtë kontrabandistët. Dëshiron të jetosh në Kosovë, por nuk mundesh se të shurdhojnë fanatikët.
I zgjedh me votë politikanët dhe ligjbërësit, por nuk i respekton as ata as ligjet.
I hodhe në erë me dinamit një herë e një kohë Kishat dhe Xhamiat. Të njëjtën gjë je duke bërë edhe sot me vendet e kultit që po t?i ndërtojnë të tjerët, përderisa nuk i frekuenton. Rezultati ? Sa më tepër mbulohen besimtaret, aq më tepër zbulohen qefliet. Sa më me kujdes i fshehin pjesët e trupit konservativet, aq më pa teklif i zvogëlojnë brekët liberalet.
I spiunove, i degdise nëpër internime dhe burgje mijëra e mijëra. Tani po aq kriminalisht po sillesh me viktimat e tua, përndjekjen, të përndjekurit, pasojat, detyrimet.
Nuk e ke aspak problem, s?ke asnjë kundërshtim, s?bën asnjë rezistencë, që hajduti të bëhet deputet, batakçiu ministër, banditi biznesmen, i korruptuari gjykatës, gdhëja shkrimtar, tuhafi artist, bythlëpirësi gazetar.
Nga lypja deri tek Arti, nga Kultura tek Letërsia, nga intimiteti tek institucionet, gjithçka e bën vetëm për të vjedhur o i panginjur që do vetëm të marrësh dhe kurrë të japësh.
Kjo mbrapshti, të kënaq, të lumturon, të lehtëson, ndërsa për të keqen ke dashuri, ke mall, ke nostalgji.
E mira të rri ngushtë, të djersit, të shqetson, të dhemb, të torturon. Vuan kur e mira të vjen, dhe mezi çpret ta largosh.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë...
Nuk dihet çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në ujërat e thella t...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet qarkullimi i masave aj...
DASHI 21. mars – 20. prill Dashuria do jete mbi gjithçka gj...
Aleatja kryesore e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI-së, Monika...
Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, kryeministri jep lloga...
“A do të arrestohet Ilir Meta?” Ka qenë kjo pyetja e bërë ng...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngritur akuza të fo...
Andi Përmeti, deputeti i partisë Bindja Demokratike, ka qenë...
Kryetarrja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka listuar disa nga ar...
Të gjithë e mbajmë mend dhe e këndojmë ende hitin e shumë vi...
Gjashtë vite më parë vdiq Partia Socialiste dhe fitoi “Rilin...
Një intervistë e kreut të shtetit me gazetarin grek Stavros ...
Shqipëria duhet t’i japë shpejt zgjidhje krizës presidencial...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigju...
Dosja e shumëpërfolur “339” do të jetë në duart e gjyqtarit ...
Bindja Demokratike ka depozituar në KQZ 40 ankesa për proces...
Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i ...
“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...