web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do ta kalojmë verën pa Gjykatën Kushtetuese?/ Dvorani "lan duart" me procedurat

28 Qershor 2019, 10:34, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese sipas afateve ligjore, duhet të ngrihej, brenda muajve të verës.

Por, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë një gjë tillë, pavarësisht se çfarë parashikojnë afeteve ligjore.

Dvorani ka thënë sot gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, se brenda muajit korrik do të përfundojë procesimi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve dhe se më pas  procesi do të jetë në duar të Kuvendit dhe Presidentit.

“Nuk mund të them asgjë nëse  do ta kalojmë verën pa Gjykatë Kushtetuese. Ligji parashikon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të përfundojë verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve. Kjo është detyra jonë dhe kjo do të ndodhë patjetër brenda muajit korrik. Unë jam në vështirësi të them një datë të saktë.

Kam një parashikim të përafërt por nuk mund ta them sepse nuk varet nga ne, sepse kondicionohemi nga rrethana që nuk varen nga ne, por ajo që parashikon ligji është se të nesërmen, që Presidenti dhe Kuvendi marrin listat e kandidatëve të renditur nga ana jonë kanë 30 ditë afat për vendimmarrjen e tyre. E mira e kësaj skeme është që nuk do të bllokohet më”, ka thënë Dvorani.

Sipas tij, në momentin që KED dërgon kandidatët procesi është i pandalshëm.

” Kjo është një arsye më shumë pse procesi jonë i verifikimit dhe vlerësimit është kaq rigoroz dhe i infiltruar. Sepse është një proces që nuk mund të ndalet. Nëse ne nuk bëjmë filtrimin e duhur organet e emërtesës nuk kanë asnjë shans të mos zgjedhin gjyqtarin kushtetues. Do zgjidhet një nga të tre.

Dhe nëse ne gabojmë rëndë, se kushdo mund të gabojë, atëherë organet e emërtesës, e vetmja gjë që mund të bëjnë është të heqin, por ai mund të zgjidhet”, është shprehur më tej Dvorani./CNA.al





Lajmet e fundit nga