web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Testi skandaloz/ Si u tall me maturantët Besa Shahini

27 Qershor 2019, 11:03, Aktualitet CNA

Matura Shtetërore e këtij viti, ishte edhe prova e parë për Ministres e Asimit, Besa Shahini, gjashtë muaj pas marrjes së kësaj detyre, por që në fakt ka rezultuar një dështim me sukses i ministres së Ramës.

Por, ndërsa në vijimësi ne kemi raportuar skandalet që kanë shoqëruar Maturën Shtetërore, që nga dalja e testit, korrigjimi skandaloz dhe vonesat në nxjerrjen e rezultateve, tashmë sjellim edhe një tjetër provë që tregon sesi po tallet me maturëntët Besa Shahini.

Më poshtë po sjellim një pjesë të testit të Letërsisë, ku pyetja 25/ b thotë : Identifikoni dy të dhëna në këtë fragment, që paralajmërojnë për vendimin që do të marrë gruaja më vonë. Pse mendoni se ajo janë vendimtare?

Por, në përgjigjet me alternativa, thuhet ndër të tjera ?Kola duket se nuk ka asnjë rrugëzgjidhje për të mbështetur familjen që po shkon keq e më keq.?

Tani, Besa Shahinin, apo ata që ajo ka përzgjedhur për të haruar këtë test duhet ta ndajnë mendjen, është burrë apo grua?

Cili maturant i ka marrë 3 pikët, që do duhej të merrte në rast të një përgjigje të saktë?

Ministrja Shahini duhet të mbajë përgjegjësi dhe të mos tallet me maturanët./ CNA.al

Prova e parë/ Dështon ministrja e Ramës

Skandali me testet e Maturës/ Zbardhen të tjera detaje

Ministrja e Ramës përfshihet sërish në skandal/ Si dështoi Matura Shtetërore

Si i gënjeu publikisht maturantët/ Zbulohet mashtrimi i Besa Shahinit





Lajmet e fundit nga