web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“007 nuk mund të luhet nga një i zi”/ Aktori i zhgënjyer nga fansat

27 Qershor 2019, 16:33, Lifestyle CNA

Ai ishte një nga pretendentët më të fortë për të fituar rolin e Agjentit 007, pasi Daniel Craig do të largohet në vitin 2020.

Aktori Idris Elba ka konfirmuar se nuk do t?i ofrohet roli i James Bond gjatë një interviste për Vanity Fair.

46-vjeçari ka pranuar se ka mbetur i zhgënjyer pasi fansat u shprehën se ky rol nuk mund të luhet nga një aktor me ngjyrë.

Pas konfirmimit të lajmit ylli i kinematografisë ka thënë: “Sigurisht nëse dikush do të më pyeste do dëshiroje të ishe në rolin e James Bond, unë do të përgjigjesha patjetër që po. Kjo është shumë fantastike për mua.Por ajo që nuk kam shprehur asnjëherë është që po unë dua të jem James Bond i zi?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga