Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Presidenti Ilir Meta, është zgjuar sot në panik. Që në orën 8 të mëngjesit ai është shfaqur në konferencë për mediat, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor që rrëzuan vendimin e tij.
Në fakt ai nuk duket i shqetësuar për rrëzimin e vendimit të tij, por për arsyen, se pas gjithë këtij kaosi ku është zhytur vendi e pret burgu.
Ngritja e SPAK-ut dhe BKH i ka futur të dridhurat Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, duke bërë kështu që selia e Presidencës të kthehet në selinë e LSI-së dhe të opozitës joparlamentare.
Duke përdorur kaosin, krizën politikën kryebanditi i politikës shpreson t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos japë llogari për vjedhjen e pasurisë së popullit.
Nën petkun e Presidentit, Meta po tenton që ta mbajë drejtësinë larg tij, shkruan CNA.al.
Sot e tha copë, se deri në vitin 2022 nuk ka çfarë ti bëjë askush.
?Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në koloni. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022?, tha sot Meta në konferëncën për media.
Në fakt, në burg duhen çuar prokurorët që e kanë amnistuar nga hetimet, duke bërë që kryehajduti sot të jetë në krye të Presidencës, dhe duke kërcënuar se nuk do ta lëshojë atë.
Iliri i bllokut të zi dhe i 200 mijë eurove, ka guximin e bën moral, në një kohë që duhej të ishte pas hekurave.
Iliri i floririt të Krrabës
Vite më parë në tunelet e sigurisë në Krrabë u vodhën rreth 280 kg ar. Në atë kohë Qeveria kryesohej nga Ilir Meta dhe tunelet e Krrabës konsideroheshin ndër më të sigurtat, në ruajtjen e thesarit të shtetit.
Ishte Partia Demokratike në atë kohë që denoncoi vjedhjen e floririt të Krrabës, mirëpo alarmi i i dhënë nga selia blu, u quajtën sulme politike dhe asgjë më shumë.
Hetimet për këtë ngjarje nuk zbardhën kurrë sasinë e floririt të vjedhur në Krrabë, por organi i akuzës në atë kohë u mjaftua me arrestimin e disa banorëve të zonës.
Në vitin 2000, Sali Berisha në atë kohë President, akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.
?Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës?, ka deklaruar në atë kohë Berisha.
Por ndaj Metës dhe bashkëshortes së rij, gishti akuzues drejtohet për pasurinë e përfituar nëpërmjet korrupsionit.
Nëse Prokuroria, ishte e paaftë, apo e ndikuar politikisht dhe nuk e hetoi Metën në lidhje me zhdukjen e floririt të Krrabës, për pasurinë duhej ta kishte bërë një gjë të tillë.
“Zhdukja” e vilës në Gjirin e Lalzit
Vila luksoze e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit u bë publike në një emision televiziv.
Me një hapësirë 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre ishin transportuan me helikopter, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta krenoheshin me pasurinë që dyshohet se është vënë me paratë e vjedhura nga populli.
Në brendësi të vilës kishte 11 tualete, madje njëri ishte specifik për nevojat personale të maces.
Ndërsa mobilimi i vilës kishte kushtuar mbi 400 mijë euro. Mirëpo menjëherë pas transmetimit të emisionit pamjet e vilës u zhdukën dhe tani nuk ekzistojnë askund.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë, së Kryemadhit që nga vitit 2003 deri në vitin 2018, ku vërehet se deklarimet e saj pranë ILDKPKI-së, kanë dhe njëfarë hije dyshimi, pasi nëse i shikojmë me kujdes, duket se vila e famshme në Gjirin e Lalzit ka avulluar.
Pasi në lidhje me banesën dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit, nuk ka të dhëna të qarta se çfarë ka ndodhur.
?Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2?, kështu deklaron Kryemadhi pranë ILDKPKI-së.
Çifti Meta-Kryemadhi, kanë tentuar të fshehin të zhdukin vilën me 11 banjo në Gjirin e Lalzit, vilën e prezantuar nga vetë Kryemadhi tek Sonila Meço.
Por, sado që të fshihen dokumentet vila është aty, por prokuroria ka qenë edhe është inekzistente përballë Metës.
Nëse SPAK-u do të funksionojë ashtu siç thuhet, fillimisht brenda këtij institucioni nuk duhet të jenë ata prokurorë që kanë amnistuar Metën nga hetimet dhe së dyti duhen hetuar e çuar në pranga të njëjtët.
Vetëm në këtë mënyrë Meta dhe banditët e tjerë si ai do të vihen para drejtësisë./CNA.al
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim ...
Pas gjashtë vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama jo vetë...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim më banorët ...
Pas letrës skandaloze të Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, ...
Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të rrinë “du...
Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e sotme, në orën 18...
Kandidatja e BINDJES DEMOKRATIKE për bashkinë e Durrësit, Zj...
Regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, ka deklaruar më ...
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ...
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka drejtuar sot një mesaz...
Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka...
Presidenti Ilir Meta, menjëherë pas deklaratës për mediat më...
Fabian Topollaj, anëtar i bordit drejtues të Bindjes Demokra...
Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme për mediat,...
Gjatë një konference për mediat mëngjesin e sotëm, president...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konfere...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite e mbushur me bashkëpunim do...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një postim n...
Nëse zgjedhjet e Përgjithshme të parakohshme do të mbaheshin...
Një 24 vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Korçës.Më...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...