web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë nuk di tjetër Edi Rama?/ Kujtim Gjuzi zbulon dy sekrete të reja

23 Maj 2019, 21:51, Aktualitet CNA

Pas qepjes së pantallonave tek ai, kur ishte i ri, Kujtim Gjuzi. deputeti i të djathtës opozitare në Parlament, njëheresh dhe kryetar i Partisë Konstervatore, nga emisioni ?360 Gradë? ka zbuluar dhe dy sekrete të tjera lidhur me kryeministri Edi Rama. Se ai nuk di ti japë biçikletës, por as makinës.

Madje Gjuzi solli një situatë kur Edi Rama kishte ardhur më skuadrën kombëtare në Tiranë dhe i ishin bërë pantallonat me njollë.

Që Rama nuk di të qepë, një dhe që nuk di ti japë biçikletës, dy besoj se e dini…  Atëherë po ju them kur ju lini bicikletën para Bashkisë së sotme pse nuk e merrnit bicikletën zoti Rama.  Unë kam qenë pronar i një autoshkolle. Nëse do kishte ardhur për të mësuar makinën me instruktorët e mi Rama do kishte mësuar edhe do ta drejtonte shumë mirë shtetin. Kur keni qenë në skuadrën kombëtar, babi jot të ka dërguar me skuadrën kombëtare të luash dhe ke ardhur me pantallona zhinse dhe atlete të bardha në Tiranë dhe pasi tu bënë me njollë, dhe the si t’ja bëjmë me këtë njollë se nuk hiqet. Të mësova të hiqje njollat dhe i kthyem pantallonat së papthi“,- tregoi deputeti Kujtim Gjuzi./CNA.al





Lajmet e fundit nga