web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“11 vite pa ty me karrigen bosh”/ Sara Hoxha kujton babain e ndjerë dhe prek me dedikimin

23 Maj 2019, 08:09, Aktualitet CNA

Sot për familjen Hoxha është një datë që u përkujton dhimbje dhe humbjen e njeriut më të shtrenjtë.

11 vite më parë themeluesi i Top Channel, Dritan Hoxha u nda nga jeta në mënyrë tragjike.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo i ka kushtuar disa fjalë shumë të ndjera të atit.

Ajo ka treguar se në dasmën e saj, një karrige e rezervuar qëndroi bosh për të atin dhe ashtu ndodh në çdo event të rëndësishëm.

?Për 11 vitet e fundit tonat, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s?është e nevojshme.

Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllain dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t?i ringjis pjesët e thyera.

Jam e sigurtë për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime? ? ka përfunduar Sara duke na emocionuar të gjithëve.

 





Lajmet e fundit nga