web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nivel i ulët i Jodit/ AKU bllokon 31.2 tonë kripë

22 Maj 2019, 19:39, Aktualitet CNA

AKU në një njoftim të shpërndarë për mediat ka bërë me dije bllokimin e 31.2 tonëve kripë në dy subjekte si dhe gjobitjen e tyre.

Kripa është bllokuar për shkak të nivelit të ulët të jodit.

Njoftimi i plotë:

Bllokohet dhe hiqet nga tregu kripë që tregtohej me nivel jodi nën standartin

AKU bllokon 31.2 ton kripë në 2 subjekte

AKU detyron tërheqjen nga tregu të 15 ton kripe me nivel të ulët jodi

Gjobë 2.6 milion lekë për dy subjekte të njohura të tregtimit të kripës

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor ?kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore?.

Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative ?Bllokim? për sasinë 31 ton dhe masa administrative ?Gjobë? në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i vendosur për të mos toleruar asnjë subjekt i cili në kundërshtim me ligjin tenton të cënojë shëndetin e konsumatorëve. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë. Me ndryshimet në Kodin Penal do të ashpërsohen masat ndëshkuese, duke përfshirë edhe dënimin me burg ndaj kujtdo që tenton të vëndos në rrëzik shëndetin e konsumatorëve.





Lajmet e fundit nga