Aksidenti i rëndë/ Humb jetën oficeri shqiptar dhe bashkëshortja e tij
Një aksident rrugor i ka marrë jetën Oficerit të Kontaktit t...
Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të ardhurat e këtij vendi, nga sa duket e njejta do të aplikohet edhe ndaj vendit amë, Shqipërisë.
Lajmi i fundit është bërë i ditur nga mediat kosovare. Sipas “Zeri.info,” Shqipëria dhe Kosova mbyllen dje një takim për lehtësimin e tregtisë, por duket se në vend të lehtësimit një luftë e re tregtare dhe më e ashpër është shfaqur në sfond.
Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar teksa Kosovës i ka humbur durimi. Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim qeveria e Kosovës do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare, pohoi Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranës.
Jaka tha se qeveria e Kosovës ka marrë angazhim që të heqë të gjitha pengesat për eksportet shqiptare në Kosovë, por qeveria shqiptare nuk po i plotëson angazhimet e veta në lidhje me disa kërkesa emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës. Në një sondazh të zhvilluar me bizneset e Kosovës në lidhje me klimën e tregtisë me rajon, Shqipëria është renditur e dyta pas Serbisë për barrierat e larta tregtarë që aplikon më Kosovën. Madje autoritetet atje kanë deklaruar se Shqipëria u rendit gati njësoj se Serbia për barrierat tregtare ndaj mallrave nga Kosova.
Të lodhur nga premtimet boshe, teksa në realitet barrierat tregtare vetëm sa shtohen, qeveria e Kosovës i ka lënë afate Shqipërisë. Nëse për dy muaj nuk lehtësohet tregtia dhe nuk hiqen taksat mbrojtëse për birrën, pataten dhe miellin nga Kosova do të rriten tarifat për të gjitha produktet shqiptare, shkruan monitor.al
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë Kosovës kanë evoluar ngadalë, por përfituese ka qenë më së shumti Shqipëria.
Eksportet drejt Kosovës kanë shënuar një rritje të fortë në pjesën e parë të këtij viti, sidomos gjatë muajit prill, të nxitura nga dy grupe, ai i mineraleve e lëndëve djegëse (kryesisht naftës) dhe materiale ndërtimi e metale, të cilat së bashku zunë 74% të eksporteve drejt këtij shteti për janar-prill 2019.
Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-prill janë shitur në vendin fqinjë mallra me vlerë 8.9 miliardë lekë, me një rritje prej 52% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kosova renditet në këtë mënyrë në destinacionin e dytë të eksporteve, pas Italisë, me 9% të totalit, nga 5.8% që ishte kjo peshë në katërmujorin e parë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe ishte në muajin prill, kur eksportet kërcyen me 70%. Efektin kryesor në këtë rritje e ka pasur grupi ?Minerale, lëndë djegëse dhe energji?, që janë katërfishuar për 4 mujorin, duke arritur në 2.3 miliardë lekë. Ky grup ka zënë 26% të totalit të eksporteve. Rritja e tij lidhet me rifillimin e aktivitetit të rafinerisë ARMO, e cila një pjesë të naftës së përpunuar e çon në Kosovë. ARMO ka rritur prodhimin në vend në muajt e parë të këtij viti, teksa ka marrë më shumë naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum dhe ky i fundit ka ulur eksportet drejt shteteve të tjera.
Grupi më i madh eksportues është ?materiale ndërtimi dhe metale?, kryesisht metalet. Eksportuesi më i madh është Kurum, që e ka Kosovën një nga destinacionet kryesore të eksporteve të veta.
Për 4 mujorin, eksportet e materiale ndërtimi dhe metale ishin 4.1 miliardë lekë, me rritje 18% me bazë vjetore. Ky grup zë peshën më të madhe, me 46% të totalit të eksporteve drejt Kosovës.
Shqipëria nuk duket të ketë përfituar shumë nga vendosja e taksës 100% që Kosova i vuri mallrave serbe, pasi rritja e këtyre dy grupeve është ndikuar më shumë nga faktorë të brendshëm, si psh rifillimi i punës së ARMO.
Gjithsesi dhe produktet e tjera kanë shënuar rritje, ndonëse nisur nga një bazë e vogël. Eksportet e ushqimeve e pijeve, ndonëse janë rritur me 38%, duke përbërë rreth 10% të totalit. Produktet kimike dhe plastike u rritën me 60% për katër mujorin, duke zënë 6.2% të totalit.
Një aksident rrugor i ka marrë jetën Oficerit të Kontaktit t...
Aktorja 37-vjeçare ka luajtur në dhjetëra seriale turq ku nj...
Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shte...
Tayna dhe Rina kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga qyteti i D...
Pak ditë më parë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u ...
Lulzim Basha gjatë takimit të tij me qytetarët e Durrësit de...
Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Ver...
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje parala...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim në pall...
Redaksionale @citynewsalbania– Në 80 vjetorin e lindjes së n...
Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi në një postim në rrjetet ...
Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj sot ka thyer...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Eduart Halimi...
Ish kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në n...
Ilir Meta ka pranuar të vesh kostumin e liderit të koalicion...
Drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një videoje të dr...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka bë...
Një 57 vjeçari me iniciale XH.S., i është sekuestruar rreth ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...