web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Helikopteri i ushtrisë u ul për shantazh në oborrin e shtëpisë time”/ Kulluri i përgjigjet Topit

22 Maj 2019, 07:10, Aktualitet CNA

Ish-presidenti Bamir Topi, së fundi ka publikuar një libër, ?Nocturn?,  i cili ka sjellë jo pak debate në skenën politike shqiptare.

Libri në fjalë, ndër të tjera flet edhe për një të ashtuquajtur inciden, ku sipas Topit, helikopteri i ushtrisë ishte ulur për shantazh në oborrin e shtëpisë së tij.

?Sidoqoftë, të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës.?-shkruhet ndër të tjera në libër.

Por, ndërkohë ka ardhur reagimi i Edvin Kullurit, i cili në një postim në rrjetet sociale sqaron se ulja e helikopterit është bërë për xhirimin e një klipi të këngetares Zajmina Vasjari.

Kulluri, sqaron se kërkesa e këngetares në fjalë i është përcjellë për shqyrtim Komandantit të Forcës Ajrore në bazë të kompetencave të tij.

?Ajo është një kërkesë e percjelle drejt KFA dhe nuk eshte ?Urdher?, pasi jo vetem qe nuk ekzististon asnje ?urdher?, por Sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar?-thuhet në reagimin e Kullurit.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Pas makines se propagandes se Rilindjes, edhe ish Presidenti Top ne librin e tij Nocturn, paska perseritur pretendimin alucinant se ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem, ne vitin 2012 paskam urdheruar ngritjen e helikoptereve te Forcave te Armatosura! Kete here jo per xhirimin e nje klipi te kengetares Zajmina Vasjari, por me qellimin per tu ulur ne oborrin e shtepise se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij! I nderuar ish President, si ish Komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kerkesa e kengetares ne fjale i eshte percjelle per shqyrtim Komandantit te Forces Ajrore ne baze te kompetencave te tij! Ajo eshte nje kerkese e percjelle drejte KFA dhe nuk eshte?Urdher?, pasi jo vetem qe ekzististon asnje ?urdher?, por Sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar! Si politikan apo ish politikan te keshilloj te mos genjesh per tu bere ?hero? me pahir pasi kjo sjellje nuk te con askund! Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon nje ish Presidenti!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga