web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish deputeti PD-së nxjerr sekretin/ Dekonspiron strategjinë e opozitës pas 25 Majit

21 Maj 2019, 21:27, Aktualitet CNA

Data 25 Maj është paralajmëruar për të qenë dita e protestës së rradhës së opozitës për ta detyruar Edi Ramën të japë dorëheqjen.

Kjo është e gjashta protestë kombëtare dhe e dymbëdhjeta në rradhën e të tillave, që opozita ka zhvilluar nga data 16 Shkurt. Mirëpo çfarë ka projektuar të bëjë opozita në këtë protestë dhe veçanërisht në ditët vijuese?

Përveçse kanë artikuluar se protesta e 25 Majit do të jetë më e madhja e parë deri më sot, organizatorët e saj, Basha dhe Kryemadhi, nuk kanë dhenë asnjë hollësi më tepër. Madje jo vetëm këta të dy por askush nga drejtuesit e partive të tjera, pjesë e koalicionit opozitar, nuk është shprehur më shumë se kaq.

Misterin e ka zbuluar ish deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, nga tryeza e emisionit “Tempora”. Duke folur për vijimësinë e aksionit opozitar nën kredon: “Rama ik!”, përveç përcaktimit të protestës si më e madhja e derisotme, Biberaj ka zbuluar se pas kësaj date protestat nuk do të ndalen. Do të jenë prezente deri në datën 30 Qershor  kur është dhe data e mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

“Protesta e 25 Majit do të jetë më e madhja e zhvilluar deri më sot. Pas kësaj date protestat nuk do të ndalen. Do vijojnë deri në 30 Qershor,”- ka thenë Biberaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga