web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thaçi akuza të forta Berishës/ Është përçarës i politikës, furnizoi me armë Millosheviçin  

21 Maj 2019, 06:36, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë kohëve të fundit nuk i kanë kursyer akuzat dhe sulmet kundër njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë, Berisha e cilësoi Thaçin si ?argat? i Serbisë në Kosovë, por mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Kosovës, i është kthyer me të njëjtën monedhë.

Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër në Open me akuza ndaj ish-kryeministrit shqiptar, për të cilin tha se ?Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë?.

Thaçi vijoi edhe më tej me akuzat kundër Berishës, ndërsa theksoi se ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë.

?Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi. Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë?.-tha Hashim Thaçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga