web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lejuan ndërtimet pa leje në Velipojë/ Në pranga pesë persona, mes tyre dhe dy policë

21 Maj 2019, 07:31, Aktualitet CNA

Pesë persona janë arrestuar nga SHÇBA, mes të cilëve edhe dy punonjës policie, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje, në Velipojë, në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë, Shkodër.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor me metoda pro-aktive ka goditur disa zyrtarë e shtetas, që dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje kundrejt shpërblimit financiar.

Personat në fjalë akuzohen për veprat penale, ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike?.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ?Arrest në burg? janë arrestuar:

– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si ?Zonë e mbrojtur?) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.

SHÇBA falënderon dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor./ CNA.al





Lajmet e fundit nga