web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bindja gabon në Lezhë/ Një Lulzims tërhiqet nga gara

20 Maj 2019, 14:23, Aktualitet CNA

Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në deklaratën e tij Kaçaj shkruan se heq dorë nga kandidimi dhe i bashkohet kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës e cila sipas tij është një betejë që duhet përkrahur pa asnjë rezervë.

Emri i Salvador Kaçaj nuk është i padëgjuar për opinionin publik. Ai ka qenë ish kryetar i komunës së Shëngjinit. Në vitin 2015 me ndarjen e re administrative Kaçaj shprehu dëshirën për të garuar për bashkinë e Lezhës si pjesë e koalicionit me PDK, por nuk u mbështet nga Lulzim Basha.

Gojët e liga flasin për një takim të tij me kryebashkiakun e Lezhës në detyrë Fran Frokaj. Pazari ka shkuar deri tek Lulzim Basha nëpërmjet kunatit.

Pra më shumë sesa një tërheqje është për argumenta e dhëna është tërheqje për pazare me Lulzim Bashën.

Kreu i Republikës së Re pas kërcënimeve tani ka filluar joshjen dhe blerjen e çdo kandidati të mundshëm në garë.

Kujtojmë se Lulzim Basha gëzon 2 miliard lekë pasuri dhe mjaftojnë për të blerë jo pak candidate, ashtu si bleu ushtarët e tij në PD./CNA.al





Lajmet e fundit nga