web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përjashtua nga LSI/ Deputetja nënshkruan me Aleancën Kuqezi

20 Maj 2019, 13:07, Aktualitet CNA

Aleanca Kuq e Zi, ka nënshkruar me shtatë parti koalicionin 7 ?Shpresa për ndryshim?, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mësohet se me Aleancën Kuq e Zi, ka nënshkruar edhe deputetja Elda Hoti, e cila u përjashtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim rreth një muaj më parë, pasi pranoi të merrte mandatin.

Deputetja Hoti, ka depozituar nënshkrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke dalë garante për listën e Aleancës Kuq e Zi në 25 bashki.

Mësohet se Aleanca Kuq e Zi, do të sfidojë PS-në, në bashkinë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit.

Ky koalicion në përbërje ka 7 parti.

1-Partia Aleanca Kuq e Zi;

2-Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

3-Partia Demokracia e Re Europiane;

4-Partia Aleanca Popullore;

5-Partia Balli Kombëtar;

6-Partia e Emigracionit Shqiptar;

7-Partia Ora e Shqipërisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga