web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu shkarkimin nga detyra/ Njihuni me anëtarin e Vettingut që vendos për fatin e gjyqtarëve

17 Maj 2019, 19:40, Aktualitet CNA

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili sot vendos për fatin e gjyqtarëve rezulton të jetë i shkarkuar nga sistemi i drejtësisë në vitin 1997 për paaftësi në detyrë dhe shkelje të ligjit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që asokohe drejtohej nga Rexhep Mejdani.

Dokumentin për shkarkimin e tij e ka bërë publik për Shqiptarja.com prokurorja Antoneta Sevdari e cila u shkarkua nga KPA, pjesë e së cilës ishte edhe Daci, në shkurt të këtij viti.

Sevdari ka zbardhur gjithashtu edhe deklaratat e Luan Dacit në Komisionin e Ligjeve në vitin 2016, ku bëhej seancë dëgjimore si kandidat për KPA:

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim.

Vasilika Hysi: Nga vitit 1997-2000 me cfarë jeni marrë?

Luan Daci: Më ndonjë pune çfarë të kisha mundësi

Vasilika Hysi: Dakord.

Luan Daci: Pastaj ju futa avokatisë, sepse duhet të angazhohesha

Vasilika Hysi: Dakord, sepse në CV kishte një vakum

Luan Daci: Doja tu angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja, dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokativë të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga