web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Protestuesit mund ta hanë të gjallë”/ Paloka: A mund ta rrah një herë Ramën

16 Maj 2019, 17:34, Aktualitet CNA

Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, foli rreth dhunës në protestën e opozitës me 11 Maj.

Sipas Palokës, protestuesit janë aq të acaruar sa mund ta hanë të gjallë Edi Ramën.

Paloka deklaroi nga studio e emisionit ?Mbrëmje? në ABC Neës se opozita nuk ka bërë kurrë thirrje për dhunë.

?Protestuesit janë aq të acaruar sa mund ta hanë të gjallë Ramën. Ju thoni do ti mbani ju protestuesit. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë. Është rrahur sekretari organizativ i PD-së?,-tha Paloka.

Ndërhyrja e gazetares e cila u shpreh se Rama dhe Lleshaj kanë kërkuar falje për Dollapin solli një reagim epik të Palokës.

?A mund ta rrah një herë Ramën unë për pak sekonda edhe të kërkoj falje pastaj?,-deklaroi Paloka./CNA.al





Lajmet e fundit nga