web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Petra ta ka blerë xhaketën?”/ Reperja kthen përgjigjen që lë pa fjalë fansin

13 Maj 2019, 16:24, Lifestyle CNA

Reperja Loredana Zefi tashmë është kthyer si një “telenovelë” me shumë seri. Të gjithë po flasin për të dhe akuzat e çiftit zviceran për mashtrim dhe vjedhje.

Së fundmi Loredana është kthyer në Zvicër nga ku po e vazhdon jetën normalisht. Pas gjithë gjërave që kanë ndodhur ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale si çdo herë.

Në një foto të postuar në Instagram ku duket e veshur me një xhaketë të firmës “Louis Vuitton”, njëri nga komentuesit i shkruan: Petra ta ka blerë xhaketën?

Reperja i ka kthyer përgjigjen që askush prej nesh nuk e priste. “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit.?

Përgjigjen që i ka dhënë ndjekësit,  ajo e ka postuar edhe në Instastoryn e saj.

Krahas tij ka shkruar: “Unë jam këtu ku jam falë jush. Çdo Louis, Gucci, makinë apo orë është bërë e mundur nga ju.??





Lajmet e fundit nga