web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti jep alarmin/ Përplasjet kriminale po rrezikojnë qytetarët

10 Maj 2019, 12:36, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Lungomare, ku pas një përplasje me arme zjarri u plagos një kalimtar i rastit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se deklarata e Ramës, që ?kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit?, po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.

?Strategjia e Edi Ramës që ?kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit? po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit. Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.?-shkruan Shehaj.

Gjithashtu ai thekson se përplasjet kriminale po rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe janë dëshmi e kthimit të uniformave blu në polici politike.

?Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.?-përfundon postimin e tij Agron Shehaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga