Lamtumira e fundit për Zarife Hasanaj/ Rama: Në vend të fustanit të nusërisë, po e përcjellim me flamur
Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në homazhet që janë mba...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një intervistë të gazetës “Shekulli” që i është bërë nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul.
Sipas kësaj interviste Wadephul ka thënë se ?Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.?
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka shkruar në një postim në rrejtet sociale:
“Edvin Krimi, Gjush Avdyli, Gjiknur Lala, Taulant Bego Yaris bllokojne perfundimisht hapjen e negociatave!”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, kreut të grupit parlamentar të PS Taulan Ballës, kreut të bashkisë Vangjush Dakos, dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri si blerës votash dhe bllokues të drejtëpërdretë të hapjes së negociatave me BE.
“Perfaqesuesi i vendimarresit me te fuqishem ne BE per hapjen e negociatave me Shqiperine, nenkryetar i grupit parlamentar te CDU/CSU Johann Wadephul, deklaron:
?Nuk ka negociata me Shqiperine pa dënuar blerësit e votave!?
Lexoni intervisten e tij dhe gazetes Shekulli! sb”- shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Edvin Krimi, Gjush Avdyli, Gjiknur Lala, Taulant Bego Yaris bllokojne perfundimisht hapjen e negociatave!
Perfaqesuesi i vendimarresit me te fuqishem ne BE per hapjen e negociatave me Shqiperine, nenkryetar i grupit parlamentar te CDU/CSU Johann Wadephul, deklaron:
?Nuk ka negociata me Shqiperine pa dënuar blerësit e votave!?
Lexoni intervisten e tij dhe gazetes Shekulli! sb
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul deklaroi se për sa kohë nuk dënohen blerësit e votës në Shqipëri, grupi i tij nuk do të pranojë hapjen e negociatave për vendin.
?Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.? ? tha Wadephul për gazetën Shekulli.
Sipas Wadephul,problemet kryesore të cilat vihen në dukej për Shqipërinë janë: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votave. Ka përgjime, por akoma nuk ka arrestime ndaj personave.
Wadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri??
Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale. Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan. Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë. Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.
Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?
Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.
A u arrit diçka nga takimi i Berlinit?
Po vërtet! Ka pasur një shkëmbim të vlefshëm dhe ç?është më kryesorja kritike, të pikëpamjeve për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Rezultati përfundimtar është se do të ketë një konferencë pasuese në 1 korrik në Paris. Atje do të diskutohen pyetje konkrete për vazhdimin e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i këtij procesi nevojitet urgjentisht, ne më në fund kemi nevojë për përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, përndryshe ekziston rreziku i konflikteve të reja.
Cili është vlerësimi juaj për opsionin e shkëmbimit territorial lidhur kjo me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?
Shkëmbimi i territoreve është alternativa më e keqe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor! Në deklaratën përmbyllëse në takimin e Berlinit, të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive theksuan se marrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë për stabilitetin rajonal. Ky është një refuzim i të gjitha konsideratave për një shkëmbim territori ose për rregullimin e kufijve etnikë. Besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, jo përmes diskutimit të shkëmbimeve territoriale.
Wadephul: Kosova të shfuqizojë tarifat
Nën ndërmjetësimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Serbia dhe Kosova kanë njoftuar se do të kthehen në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. ?Konferenca e djeshme e Ballkanit Perëndimor e ka parë Serbinë dhe Kosovën të kthehen në negociata konkrete për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, të cilat janë braktisur plotësisht prej muajsh, si rezultat i diskutimit të panevojshëm për një shkëmbim territorial. Për çështje konkrete si Asociacioni i Komunave të Serbisë, furnizimi me energji i Kosovës, mbrojtja e të mirave kulturore, njohja e diplomave, të drejtat e personave të zhvendosur, por edhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare ? duke përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara ? do të duhet të negociohen. Prandaj është e rëndësishme që Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Ballkanit Perëndimor të theksojnë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Me fjalë të tjera, besimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve dhe stabilitetit në rajon mund të arrihet vetëm përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet, por jo përmes diskutimit të shkëmbimit territorial. Prandaj është mirë që do të mbahet një takim pasues në Paris më 1 korrik për të thelluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Grupi parlamentar i CDU/CSU do ti kushtojë vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojë që Bashkimi Evropian, e cila është përgjegjëse për negociatat, ta shtyjë procesin me tekstet konkrete negociuese dhe jo ? si më parë ? vetëm të moderuar. Për suksesin e negociatave, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin në dijeni të vlerave kryesore evropiane gjatë samitit. Tani është e rëndësishme të implementohet demokracia parlamentare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit jo vetëm në letër në Berlin, por në terren?.
Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në homazhet që janë mba...
VirgjëreshaFalë diellit sot do dini çfarë fushe të privilegj...
Akademiku, Artan Fuga, ka reaguar publikisht kundër ministre...
Policia ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacion...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Ba...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën ...
Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të...
Mediat pranë PD-së dhe Lulzim Bashës, në këto kohë të të vës...
U zhvillua sot aktiviteti “Me dyer të hapura” në Prokurorinë...
Dëshiron të punosh në Gjermani? Edhe pse je i huaj dhe nga n...
Lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Loredana është arrest...
Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prind...
Në episodin e katërt të “Game of Thrones”, “incidenti” i vog...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka nxjerrë të dhëna të...
Lajmi për arrestimin e Loredanës nën akuzë për mashtrim dhe...
Uji është shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit si për ...
Më datë 16 maj, Jonida Maliqi do të na përfaqësojë në Eurovi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur vetëm pak minuta më pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...