web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zgjidhja është në dorën e Ramës..."/ Zgjedhjet pa opozitën sjellin konfrontim fizik

9 Maj 2019, 19:42, Aktualitet CNA

Gjithçka është në dorën e Kryeministrit… Nëse opozita çmëndet dhe nuk do të hyjë në zgjedhje dhe nëse PS-së do të hyjë në zgjedhje e vetme duhet të llogarisë që një vendim i tillë mund të shpjerë në konfrontim fizik midis palëve…

Artikulimin e ka bërë komentatori politik, Armand Shkullaku, nga studioja e emisionit  ?I Ftuari?, në TV “A2 CNN,” ndërsa komentoi situatën e rendë krizuale politike në vend.

Duke folur për zgjedhjet e pritëshme vendore të 30 Qershorit, Shkullaku vlerësoi se kartën e zgjidhjes së konfliktit e ka kryeministri Rama.

?Koha është në varësi të reflektimit që do të ketë Kryeministri në varësi të kërkesave të opozitës. Opozita mund të jetë e ?çmendur? dhe nuk do të hyjë në zgjedhje. Atëherë vendimi që duhet të marrë Kryeministri duhet të jetë i tillë që meqenëse kam mbështetje, meqenëse jam i qetë, do hyjë në zgjedhjet e 30 Qershorit i vetëm apo jo. Nëse do të hyjë, atëherë duhet të llogarisë që një vendim i tillë mund të çojë dhe në konfrontim civil. Ai ka ardhur në pushtet me shprehjen e famshme: Jam i gatshëm të sakrifikoj pushtet për të bërë shtet. Nëse është i gatshëm të sakrifikojë pushtet, le të emërojë një qeveri tranzitore dhe kryeministrin e ri ta zgjedhë PS?,- ka vlerësur Armand Shkullaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga