web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos hyrja në zgjedhje e PD-së/ Topollaj: Dy herë i njëjti film, nuk sjell asgjë të re

9 Maj 2019, 15:06, Aktualitet CNA

Fabian Topollaj, një prej themeluesve të  ?Bindjes Demokratike?, teksa foli për përgatitjen e kësaj të fundit për zgjedhjet lokale, u pyet dhe se si shikon mungesën e Partisë Demokratike dhe LSI-së në zgjedhjet e qershorit.

Sipas Topollaj, PD po luan të njëjtin film, teksa një vendim i tillë, ashtu si në 2017 nuk do të sjellë asgjë të re.

?Unë mendoj se është një vendimarrje e gabuar. Ne një situatë të tillë kemi qenë dhe më parë dhe ajo që u arrit nuk ishte asgjë nga ajo që prisnim.

Të shikojmë dy herë të njëjtin film, nuk mendoj se do të sjellë asgjë të rë.

Sigurisht nëse ata kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje, nuk kam ndërmend ti jap asnjë këshillë. Tashmë kam partinë timë dhe s?kam asnjë ndjesi të veçantë nëse futen apo jo në zgjedhje?, përfundoi ai. /CNA.al





Lajmet e fundit nga