web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Meghan dhe Harry prezantojnë për herë të parë djalin e tyre

8 Maj 2019, 12:34, Aktualitet CNA

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë prezantuar për herë të parë djalin e tyre. Të fokusuar para kamerave çifti mbretëror kanë bërë publik imazhin e bebes së tyre në Windsor Castle.

“Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur”-është shprehur dukesha e Suxess.

Meghan dhe Harry ende nuk e kanë zbuluar emrin e vogëlushit por ajo që u vu re ishte se dukesha dukej mjaft në formë 72 orë pas lindjes.

Të pyetur se kujt i ngjan bebja, çifti ka treguar se ai është duke ndryshuar çdo moment dhe për këtë nuk mund të thuhet ende diçka.





Lajmet e fundit nga