Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Udhëheqësit më të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Grupin negociator të Kosovës u mblodhën në Prishtinë ku diskutuan për Samitin e Berlinit dhe për të shprehur një qëndrim të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në takimet e radhës. Takimi i sotëm i përbashkët në Prishtinë, u zhvillua me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Samiti i Berlinit nga të gjithë u vlerësua i dobishëm.
“Ne kemi vetëm një mandat para qytetarëve tanë, shtetin tonë, integritetin dhe sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës. Ky është qëndrimi ynë. E falënderojmë BE-në për fillimin e involvimit serioz në këtë proces. Por në mënyrë të veçantë e falënderojmë dhe e inkurajojmë angazhimin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Besojmë se do të ketë në të ardhmen edhe një involvim më direkt të SHBA-ve. Falënderojmë kancelaren Merkel dhe presidentin Macron për angazhimin e tyre për Kosovën?, tha pas takimit në Prishtinë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Lidhur më kërkesën e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që taksa ndaj produkteve serbe të pezullohet dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi, Kryetari i Kuvendit tha se “taksa ka qenë vendim dinjitoz dhe tash nuk duhet të kthehet kundër Kosovës dhe të nënshtrohemi ndaj Serbisë. Taksa nuk duhet të shërbejë kundër SHBA-së dhe Gjermanisë e Francës dhe e ardhmja duhet të sjellë vendime të mençura?.
Debat në distancë mes kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë
Por është pikërisht kërkesa për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, që thuhet se u diskutua në Berlin dhe refuzimi i kryeministrit Haradinaj për ta hequr atë, që ka përplasur Kryeministrin e Kosovës dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Një polemikë në distancë u zhvillua nga dy kryeministrat për atë se çfarë u tha në Samitin e Berlinit dhe kush i bëri kujt presion që të pezullohet taksa.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në Berlin është përballur me presion të madh nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Këto deklarime të Haradinajt nuk i pëlqyen kryeministrit të Shqipërisë. Ai i hodhi ato poshtë me një reagim të gjatë në profilin e tij social. Në të ai kritikon Haradinajn dhe e quan deklarimin e tij të pavërtetë.
“Si rregull, udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq më tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë “burra të mirë” para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë shpjegon detaje të tjera nga takimi. “Kancelarja Merkel dhe presidenti Macron kanë nxitur një diskutim informal mbi rifillimin e dialogut dhe i kanë kërkuar me shumë durim kryeministrit Haradinaj, jo ta heqë taksën, po thjesht të japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vetë?, tha Rama duke pohuar se “i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës në dy momente që ta pranojë këtë kërkesë?.
Pas kësaj, kryeministri Haradinaj reagoi sërish. Pas një mbledhje të qeverisë së Kosovës ai tha se”gjithmonë do ta tregojë të vërtetën për proceset e bisedimeve me Serbinë?, sepse, sipas Haradinajt, kjo është edhe në interes kombëtar.
“Kërkesat që të pezullohen tarifat nuk janë të reja edhe pozicionet nuk janë të reja për disa prej atyre që i kanë, njëkohësisht qëndrimi im nuk është i ri pra është i qëndrueshëm, nuk ka ndonjë ndryshim dhe nuk do të ketë, pra nuk ka pse të diskutohet më. Pastaj kjo e kryeministrit Edi Rama: për mua shqiptarët, edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e motrat e mia dhe ua kam borxh të vërtetën, atë që ka thënë At Zef Pllumi “rrno për me tregu? do t’ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt, për shkak se jemi në obligim ndaj qytetarëve tanë?, tha Kryeministri Haradinaj.
Njohësit e zhvillimeve politike këtë polemikë në distancë të kryeministrave Edia Rama dhe Ramush Haradinaj e shohin në mënyrë kritike. Vigan Qorroli, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se “përçarja mes liderëve politikë shqiptarë nuk është mëkat. Ajo është një traumë e mosnjohjes në radhë të parë të parimeve bazë të demokracisë, dhe së dyti, të moskuptimit të thellë të politikës perëndimore?. Sipas tij, kasta e lartë udhëheqëse në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë “ide për zhvillimin e shtetit dhe përparimin e shoqërisë?, prandaj të vetmen levë, që e përdorin më së miri është “dhuna verbale dhe konfliktualiteti politik?.
Samiti i Berlinit vazhdon të komentohet në Kosovë
Sidoqoftë, megjithë këtë polemikë në distancë të dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, Samiti i Berlinit vazhdon të komentohet në Prishtinë. Udhëheqësit politikë të Kosovës nuk duken shumë të kënaqur nga ky takim për faktin që sipas Presidentit Hashim Thaçi, “akoma nuk ka një unitet evropian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor?.
Megjithatë nga takimi i Berlinit doli konkluzioni që palët janë pajtuar që të mbahet një takim i ri më 1 korrik në Paris, ku shpresohet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri Ramush Haradinaj, beson që takimi i ardhshëm i Parisit mund të jetë më serioz, pasi do të jetë takim dypalësh ndërmjet Kosovës e Serbisë, me temë qendrore dialogun.
Beogradi zyrtar vazhdon të kërkojë nga Prishtina heqjen e taksës ndaj mallrave serbe si kusht për rifillimin e dialogut, ndërsa Prishtina zyrtare nuk pranon që taksa te jetë kusht për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, një proces ky i ngrirë tashmë që disa muaj./DW
Balerina e njohur shqiptare Isida Mollaymeri ka sqaruar në ‘...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se një aleancë e fort...
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje parazgjedhore. Të d...
Pashë një reagim të Partisë së Shpëtim Idrizit mbi tabelat d...
Në Shkurt të vitit 2016 Parlamenti me 101 vota pro miratoi m...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur p...
Një tjetër shqiptare po arrin sukses të madh në skenat ndërk...
Lulzim Basha dhe banda e tij e mediave të paguara me paratë ...
Këngëtarja e njohur Fifi ka arritur mjaft suksese në karrier...
Ish-kryministri Sali Berisha, ka bërë publik në rrjetet soci...
30 persona janë helmuar në Bulqizë nga uji i pijshëm.Mësohet...
Kryetari i LDE-së, Arjan Galdini në një postim në rrjetet so...
Aktorja Anna Lika është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo...
Elton Ilirjani bëri bujë të madhe në të gjitha rrjetet socia...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e stacio...
Dhjetë vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ...
Pas fotos ku tregonte njërën anë të të pasmeve modelja Emily...
Vendosja e tabelave në gjuhën greke në zonën e Sarandës, Del...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli rreth k...
Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes së Vetëvendosjes në Shqipëri B...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...