web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohen sërish rrugët/ Ja akset ku do të kufizohet qarkullimi

4 Maj 2019, 15:32, Aktualitet CNA

Qarkullimi në Tiranë do të bllokohet sërish nesër.

Në kuadër të ?Ditës pa makina?,e cila ka për qëllim të ulë nivelin e ndotjes së ajrit, Bashkia e Tiranës ka njoftuar bllokimin e disa rrugëve.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që nesër të lënë automjetet e tyre në shtëpi, teksa sqaroi edhe akset ku do të kufizohet qarkullimi.

?Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, duke filluar nga sheshi ?Skënderbej? deri në sheshin ?Nënë Tereza?. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve?, deklaroi Toni Beni. /CNA.al





Lajmet e fundit nga