web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbuloni cilat do të jenë 4 trendet e make up-eve që do "pushtojnë" këtë sezon veror

29 Prill 2019, 12:53, Lifestyle CNA

Ngjyrat e neonit

Neoni përveçse është trend në veshje, duket se do të mbizotërojë edhe në ?make up?. Artistët të ndryshëm kanë provuar se edhe roza apo jeshilja e neonit mund të duken shumë bukur në fytyrën tuaj.

Shkëlqim

Buzët e ndritshme u prezantuan që në fillim si një trend i këtij viti, prandaj duhet të keni patjetër një buzëkuq me shkëlqim në çantën tuaj të ?make up-it?.

Ngjyrat metalike

Këto ngjyra të forta u shfaqën që vitin e kaluar si trend, megjithatë duket se dhe këtë vit duhet të vazhdoni ta ndiqni. Këto ngjyra janë të preferuara në pjesën e syve dhe kryesisht ato që kanë ndriçimin e letrës së aluminit.

Sytë me grafika

Me penelin e syve mund të nxirrni në pah të gjithë kreativitetin, duke provuar të bëni forma sa më të bukura./Burimi:Cosmopolitan

 





Lajmet e fundit nga