web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Kim Kardashian/Organizon 'babyshower' me temë...kanabisin

29 Prill 2019, 08:53, Lifestyle CNA

Miqtë dhe të afërmit e familjes Kardashian West u mblodhën për të festuar dhe mirëpritur fëmijën e katërt, një djalë që do të vijë së shpejti në jetë përmes një nëne mbartëse.

Por kjo feste e titulluar ?CBD & Meditation? kishte si temë kanabisin dhe meditimin.

CBD i njohur ndryshe si cannabidiol, është përbërësi që gjendet në bimën e kanabisit, i njohur për nxitjen e relaksimit dhe përdoret në një gamë të gjerë produktesh për shëndetin dhe bukurinë dhe Kim e kishte zgjedhur për t?u qetësuar duke qenë se është tepër nervoze që do të bëhet nënë për herë të katërt.

?Pra, duke qenë se unë jam e frikësuar dhe fëmija po vjen për dy javë, kam menduar se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar se sa me pak CBD?, u tha Kim të ftuarve mes të cilëve  Kris Jenner, Kourtney Kardashian si dhe Chrissy Teigen, Paris Hilton, Larsa Pippen, Jen Atkin, Olivia Pierson dhe Natalie Halcro.

 

 

 





Lajmet e fundit nga