Zgjedhjet lokale/ Basha mbledh sot kryesinë e PD
Pavarësisht se ka deklaruar publikisht bojkotimin e zgjedhje...
Opozita filloi mosbindjen civile në 5 qarqe të Shqipërisë. Ndërkohë ka nisur në Tiranë një vizitë zyrtare e raportuesit për Shqipërinë në grupin parlamentar gjerman të CDU/CSU, Christian Schmidt.
Fillimi i mosbindjes civile
Lideri PD, Lulzim Basha ishte i pranishëm në bllokimin e aksit kombëtar në Milot, qarku i Lezhës, ku kalon rruga drejt Veriut. Në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës ai tha se ?bllokimi i akseve kombëtare rrugore është vetem fillimi i mosbindjes civile për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale”.
?Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri, Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket, as nuk krijohet. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne. Nuk do të lejojmë me asnjë formë, me asnjë ?mim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë?. Basha i quajti deputetët e dy grupeve parlamentare opozitare, të sapokrijuara, Grupi Parlamentar Demokrati dhe Grupi i Pavarur, ?shërbëtorë dhe mercenarë të Edi Ramës”.
Opozita nisi mosbindjen civile – Protestues ndezin gomat e makinave gjatë bllokimit të akseve rrugore të enjten (25.04)
Largim i Ramës
Kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e koalicionit të bashkuar opozitar prej 8 partish, të drejtuar nga PD, se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm dhe krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme?. Bllokimi i akseve kombëtare të enjten në mbrëmje u shoqërua me thirrjet “Rama ik?, me djegie gomash dhe ndezje flakadanësh. Në rreth rrotullimin në hyrje dhe dalje të Tiranës pati konfrontim fizik, kur protestuesit qëlluan me grushta drejtuesin e një automjeti që donte të thyente bllokimin e rrugës.
Kryemnistri Rama i ka sjellë në vëmendje opozitës,në seancën plenare të parlamentit, të enjten, dënimet që parashikon ligji për pengimin e proceseve zgjedhore, që nga gjobitja deri në burgim prej 5 vitesh. Opozita do të zhvillojë protestën e katërt kombëtare antiqeveritare që nga fillimi i protestave në mesin e shkurtit të kaluar. Ajo akuzon qeverinë Rama se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare 2017 përmes blerjes së votave dhe lidhjeve me krimin.
Pamje nga protesta e opozitës (16.02)
Christian Schmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve.
Fillimi i mosbindjes civile të enjten në mbrëmje, përkon në kohë me ditën e parë të një vizite njohëse me situatën, që ka nisur në Tiranë, raporteri për Shqipërinë i grupit Parlamebtar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
Në një intervistë që deputeti gjerman Schmidt i dha të enjten në mbrëmje kanalit televiziv kombëtar “Vizion Plus” lidhur me zgjidhjen e krizës politike ai është shprehur, se “problemet në Shqipëri, para së gjithash, duhet të zgjidhen nga shqiptarët. Kjo përfshin përmbushjen në mënyrë të besueshme të kritereve të BE për sundimin e shtetit ligjor. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë gjë. Nëse dëshironi të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të lira e te ndershme. Prandaj, unë pres që gjetjet e prokurorisë për manipulimin e zgjedhjeve të hetohen dhe autorët të dënohen. Gur prove për këtë do të jenë zgjedhjet lokale në qershor”./ DW
Pavarësisht se ka deklaruar publikisht bojkotimin e zgjedhje...
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së dy vëllezër...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Ndonëse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origj...
Në pjesën më të madhe të territorit deri në mesditë moti do ...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse jeni ne një lidhje sot do f...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit...
Kreu i partisë së re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i qe...
Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, n...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, gjatë...
Fakte më të renda se këto të publikuarat ditën e sotme do t...
Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se një ish efektive...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje telefonike me emisi...
Gazetari Artan Hoxha teksa fliste për hetimet e grabitjes së...
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një t...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli rreth përshkallëz...
Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, nga s...
“Të gjithë ata që janë të pandëshkuar ende për vjedhjen e vo...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...