web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediu kundër Bashës/ Kërkon ndryshim të Sistemit Zgjedhor

26 Prill 2019, 14:02, Aktualitet CNA

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu i qenë prezent në studion e emisionit ?Top Talk?, përforcoi idenë e një tryeze diskutimi me presidentin Ilir Meta.

Sipas Mediut, takimi do të ketë në fokus zgjidhjen e krizës politike në vend.

Më tej Mediu u shpreh se aleatët e Bashës do ti kërkojnë Bashës ndryshim të sistemit zgjedhor.

?Kërkojmë një tryezë tek presidenti i Republikës të shikojmë rrugën sesi do të arrijmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri me kompromis. Sot ka nevojë për të diskutuar më tej sistemin politik në Shqipëri. Sot Kushtetuta shqiptare ka rënë sepse nuk kemi institucione. Nuk kemi më check and balance pasi çdo pushtet e ka në dorë Rama. E rëndësishme është që qytetarët të njohin kë zgjedhin. Ndaj kërkojmë një sistem zgjedhor të hapur. Të kufizojmë pushtetin e kryeministrit me dy mandate, deputetët me tre mandate dhe presidenti të zgjidhet nga populli?,-tha Mediu./CNA.al





Lajmet e fundit nga