Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas skandalit të publikuar në media në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.
Në një deklarat për mediat, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm.
Sipas Ministrisë sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.
Deklarata e plotë:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur transmetimet në media ditëve të fundit lidhur me sigurinë ushqimore në vendin tonë me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.
Po ashtu, sqarojmë qytetarët si vijon:
Së pari, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Ato kanë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standarteve në fuqi.
Së dyti, prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon ndërsa janë rritur ndjeshëm eksportet drejt vendeve të BE-së. Vetëm për vitin 2018, vlera e produkteve bujqësore vendase të eksportuara në Itali është 8.5 miliard lekë, në Greqi 2.9 miliard lekë, Suedi 2.2 miliard dhe Gjermani 1.4 miliard. Eksporti i domateve Shqiptare është trefishuar në volum nga rreth 25 mijë ton në vitin 2013 në rreth 75 mijë ton në fund të 2018 dhe pesëfishuar në vlerë duke arritur në 4.4 miliard lekë në 2018. Kjo rritje e eksporteve të prodhimeve vendase dëshmon se fermerët shqiptarë ofrojnë produkte të cilësisë së të lartë dhe të sigurta. Deri më tani nuk ka pasur kthime mbrapsht të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të treguesve të sigurisë ushqimore që lidhen me nivelin e pranisë së pesticideve.
Së treti, për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.
Së katërti, në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme. Vetëm vitet e fundit janë investuar mbi 3 milion euro në pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore me teknologji bashkëkohore europiane. Këta laboratorë përdorin metoda për kryerjen e analizave konform protokolleve ndërkombëtare dhe teknikave instrumentale të përdorura nga laboratorët e referencës në BE. Në vitin 2018, ISUV kreu mbi 60 000 analiza të lidhura me sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për të mbuluar të gjithë gamën e analizave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore, ISUV sot bashkëpunon me laboratorë dhe institute shkencore prestigjioze të vendeve të BE në Belgjikë dhe Itali.
Në 5 vitet e fundit investimet në industrinë agropërpunuese, vecanërisht të qumështit, arrijnë vlerën prej rreth 673 milion lekë. Ato kanë sjellë rritjen e kapaciteteve të përpunimit me teknologji moderne që garanaton plotësisht standardet e sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe nënprodukteve të tij. Sot stabilimentet e përpunimit të qumështit janë të pajisura me certifikata ndërkombëtare të sigurisë HACCP dhe ISO.
Garantojmë qytetarët se siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe programit të qeverisë në kuadër të sigurisë kombëtare. Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt që abuzon me ushqimet dhe jemi të vendosur për të zbatuar me rigorozitet ligjin në çdo rast që konstatohet se është cënuar siguria ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në terren për rastet e denoncuara në media. Minitria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të gjitha institucionet e varësisë mbeten të vendosur për t?i shkuar deri në fund cdo rasti abuziv të konstatuar. Njëkohësisht inkurajon Prokurorinë të cojë përpara hetimet dhe të vendosë përpara ligjit këdo që cënon sigurinë ushqimore.
Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Pograde...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pasi e akuzuara El...
Ditën e sotme disa portale kanë raportuar se administrata do...
Ndërkohë që me datë 2 maj përfundon afati për dorëzimin e kë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar sot detaje tron...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përshëndetur sot operac...
Pronari miliarder i Asos Anders Holch Povlsen konfirmoi pak ...
Tracy Clark-Flory, gazetare eksperte në shkrimin e artikujve...
Selena Gomez ka folur për terapitë, të qenit vetëm dhe album...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar sërish sot në ...
Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit p...
Shumë prej nesh kanë filluar të mendojnë e të planifikojnë p...
Eneda Tarifa, Ajola Xoxa, Landi i “West Side Family” dhe Eri...
Agjencia e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që...
Met Gala gjithmonë zhvillohet të hënën e parë të muajit maj,...
Aktorja dhe modelja amerikane nga Florida u bë e famshme për...
Një trend i cili promovon natyrën, bukuritë e saj dhe peisaz...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas operacionit...
Të gjitha llojet e atleteve që shikoni më poshtë janë cilësu...
Dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...