web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha “kërcënon” me burg Vangjush Dakon/ “Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje”

25 Prill 2019, 16:58, Aktualitet CNA

Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara protestuesve në Milot, u shpreh me bindje se me 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Sipas Bashës, Partia Demokratike nuk do të lejojë krimin elektoral në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Basha deklaroi se opozita do ti shkojë deri në fund kauzës së saj dhe kërcënoi me burg kryebashkiakun në detyrë të Durrësit, Vangjush Dakon dhe ish ministrin e shkarkuar nga kryeministri Rama, Damian Gjiknuri.

?Me 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe këtë e din edhe bufi, e din edhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka edhe nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor sepse pozita e vërtetë nuk do të hyjë në zgjedhje. Jemi sot këtu për të dëshmuar vendosmërinë tonë për ti shkuar deri në fund kauzës tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk do të lejojmë krim elektoral. Në burg do të shkojnë të gjithë bashkëpunotërët politik të Edi Ramës. Në burg do të shkojë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë ata që kanë bërë krim elektoral. Me 30 Qershor nuk do të lejojmë krimin elektoral?,- tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga